Policia spanjolle arrestoi sot 121 persona, mes tyre 118 burra dhe tre gra, në një nga operacionet më të mëdha të kryer
atë vend kundër pornografisë së fëmijëve.
Siç njofton agjencia EFE, në kuadër të aksionit janë kryer 125 kontrolle dhe janë konfiskuar 946 pajisje me 500 terabajt përmbajtje pornografike me të mitur. Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe vendet e punës të të arrestuarve janë konfiskuar 368 hard disqe, 427 CD dhe DVD, 114 USB flash drive, 37 karta memorie, 60 kompjuterë, 47 celularë, gjashtë tableta, video kamera dhe pajisje të tjera elektronike, thuhet në njoftimin e policisë kombëtare.
Hetimi është nisur nga agjentë të Njësisë Qendrore të Krimeve Kibernetike në kuadër të punës parandaluese të patrullës kibernetike në luftën kundër rrjeteve pedofilike që ndajnë dosje me materiale për abuzimin seksual të fëmijëve në internet.
Në operacion morën pjesë 46 njësi territoriale të specializuara për krimin kibernetik.
Të gjithë të arrestuarit përdorën të njëjtën platformë dixhitale për të marrë dhe shpërndarë përmbajtje të paligjshme, thuhet në deklaratë.
Një burrë është arrestuar në Madrid, i cili zotëronte dy milionë dosje që përmbanin regjistrime të abuzimit të rëndë seksual të vajzave shumë të reja.