Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Cila është historia dhe çelësi i suksesit të Bill Gates?

Dr. Riselda Sejdiu Nga Dr. Riselda Sejdiu
June 20, 2021
Në Aktualitet, Lifestyle, Te Tjera
0 0
0
Cila është historia dhe çelësi i suksesit të Bill Gates?
0
Shperndarjet
67
PIKAT
Share on FacebookShare on Twitter

Unë e kam ndjekur jetën e Bill Gejtsit në 3 dekadat e fundit. Në vitin 1992, si drejtor i “Ullstein Verlag”, botova biografinë e parë të miliarderit amerikan në Gjermani. Autorët e librit ishin Xhejms Uollas dhe Xhim Erikson, dhe në atë kohë vështirë se dikush në Gjermani kishte dëgjuar për Bill Gejstin.

Prandaj, unë vendosa që t’i vendos titullin “Zoti Microsoft”. Tek e fundit, njerëzit e njihnin emrin e kompanisë dhe jo njeriun që e drejtonte atë. Ndërkohë sot gati të gjithë kanë dëgjuar ndoshta për Bill Gejts.

Në fillim të korrikut 1991, Bill Gejts Senior (Plaku) kishte disa të ftuar për darkë në shtëpinë e tij. Midis tyre ishte djali i tij, themeluesi i kompanisë “Microsoft”, dhe Uorren Bafet – dy nga burrat më të suksesshëm në botë, të cilët për shumë vite kanë alternuar njëri-tjetrin në krye të listës së miliarderëve të revistës “Forbes”.

Në një moment i zoti i shtëpisë i pyeti mysafirët e tij:“Cili është sekreti i suksesit tuaj?”. Bafet u përgjigj menjëherë: “Përqendrimi!”. Bill Gejts Xhunior dha të njëjtën përgjigje.

Qëkur ishte i ri, Bill Gejs nuk ishte një person i lehtë për t’u menaxhuar.

Ai shkonte shumë mirë me mësimet në shkollë, sidomos në matematikë, por ishte i njohur për sjelljen e tij “të ashpër dhe sfiduese” ndaj mësuesve të tij. Për shembull, në shkollën e mesme ai pati një debat të fortë me mësuesin e tij të fizikës. Gejts po ngrinte zërin në kupë të qiellit, duke tundur gishtin dhe duke i thënë mësuesit të tij se e kishte gabim për një problem të fizikës dhe nxënësi po e fitonte debatin me mësuesin.

Fiksimi i Billit pas kompjuterëve filloi që në moshën 13 vjeçare. Aq sa prindërit e tij ishin të shqetësuar për të. Edhe pse ishte vetëm në vitin e parë të gjimnazit, ai tashmë dukej i fiksuar pas kompjuterëve, duke injoruar gjithçka tjetër. Në këto kushte ata e ndaluan të prekte kompjuterin për 9 muaj.

Përplasjet e vazhdueshme të Bill Gejts me prindërit e tij arritën kulmin kur ai vendosi të braktiste Universitetin e Harvardit. Bill u tha prindërve se kishte shkuar në Harvard me shpresën se atje do të takonte njerëz me nivel intelektual më të lartë se ai, por nuk kishte gjetur dot të tillë.

Prandaj ai vendosi mirë të transferohej në Albukerk në Nju Meksiko, për të themeluar kompaninë e tij. Prindërit e tij u përpoqën shumë që ta bindnin të hiqte dorë nga kjo ide që për ta ishte absurde. Ata i kërkuan një biznesmeni të suksesshëm dhe njëherazi mik i familjes, që të bisedonte me djalin e tyre, për ta rikthyer më këmbë në tokë.

Gjatë takimit mes të dyve, Gejts i tregoi biznesmenit planet e tij dhe i foli gjerë e gjatë për revolucionin në informatikë, për të cilin ai mendonte se ishte shumë pranë. Një ditë të gjithë do të kenë një kompjuter personal në shtëpi, i tha Gejts.

Pasi e dëgjoi biznesmeni që duhej ta bindte Billin të hiqte dorë nga planet e tij, përfundoi duke e mbështetur atë. Prindërit e tij u tronditën kur ai u largua nga universiteti për të themeluar “Microsoft”, kompaninë që do ta bënte atë njeriun më të pasur në botë.

Sipas shokut të tij të dhomës në universitet “Bill kishte një cilësi të rrallë. Ai përqendrohej tek diçka dhe bëhej plotësisht i lidhur me të. Ai kishte vendosmërinë të zotëronte çdo gjë që bënte”.Edhe një nga ish-të dashurat e Gejts ka folur për fokusin e tij të vazhdueshëm tek objektivat dhe urrejtjen që kishte ndaj gjërave që e shpërqendronin.

Ai nuk kishte televizor në shtëpi, madje kishte hequr edhe kasetofonin e makinës: “Tek e fundit, ishte shumë e vështirë të mbaje një marrëdhënie me dikë me të cilin mund të kaloje vetëm një kohë të shkurtër, nga momenti i largimit nga zyra në “Microsoft” deri në atë të rikthimit në punë mëngjesin tjetër ishin vetëm 7 orë”- kujton njëra prej tyre.

Ndërkohë Gejts ishte një shef i ashpër, një tipar karakterial që ai e ndan me shumë njerëz të suksesshëm. Në shumë aspekte ai ishte tërësisht e kundërta e drejtuesve për të cilët flitej në librat që jepnin leksione mbi lidershipin. Ai ishte i njohur për dërgimin e-maileve punonjësvee tij edhe në mes të natës (më shpesh kur ata ishin ende në punë).

Një e–mail tipik i tij fillonte kështu:“Kjo është pjesa më idiote e kodit e shkruar ndonjëherë”. Punonjësit e tij u referoheshin këtyre mesazheve si “e–maile të zjarrtë”.Ashtu si shumë shefa, Gejts ishte shpesh i paduruar, dhe e shprehte shpeshherë këtë gjë në mënyra që të tjerët i konsideronin fyese.

Një ish–menaxher i “Microsoft”, kujton se Gejts i shkoi në zyrë që javën e tij të parë në kompani dhe i ulëriti “Si mund të harxhosh kaq kohë duke punuar mbi këtë kontratë? Vetëm bëje!”.Ndërsa nuk ishte aspak e lehtë për t’u marrë vesh me të, punonjësit e tij e vlerësonin faktin që Gejts ishte gjithnjë i vetëdijshëm për punën që po bënin.

Siç vuri në dukje një ish-punonjës:“Shumë njerëz nuk e pëlqejnë punën që bëjnë, pasi nuk marrin asnjë reagim pozitiv apo vlerësim. Ky problem nuk ekzistonte këtu. Ti e dije saktësisht se çfarë mendonte Billi për punën që po bëje”. Sigurisht, anekdotat për karakterin nevrastenik të Gejts tregojnë vetëm njërën anë të historisë.

Ai e dinte më mirë se sa çdo sipërmarrës tjetër se si ta stimulonte dhe motivonte stafin e tij,për të arritur një qëllim të përbashkët. Askush nuk mund të arrijë një ecuri kaq të shkëlqyer nga punonjësit vetëm duke u bërë presion atyre. Edhe pse Gejts ishte i njohur për qëndrimin e tij agresiv ndaj të tjerëve, ai dinte t’i inkurajonte bashkëpunëtorët e tij, duke u dhënë atyre shumë liri krijuese.

Fryma pioniere dhe gjallëria frymëzuese e “Microsoft”, kanë tërhequr shumë të rinj të zgjuar dhe ambiciozë. Pasi i ka arritur të gjitha me kompaninë e tij, Billi i ka vendosur vetes synime të reja dhe më të mëdha. Ai ka dashur gjithmonë që ta ndryshojë për mirë botën, duke iu përkushtuar luftës kundër sëmundjeve.

Në vitin 1994 ai krijoi një fondacion, i cilinë vitin 1999 mori emrin Fondacioni Bill & Melinda Gejst. Ai është fondacioni më i madh privat në botë, me një aset prej afro 50 miliardë dollarësh. Që nga fillimi i këtij fondacioni, çifti Gejts ka shpenzuar gati 55 miliardë dollarë për bamirësi.(SCAN – Shkruar nga biografisti i Gates) javanews.al

Dr. Riselda Sejdiu

Dr. Riselda Sejdiu

Të ngjashme Posts

450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve
Aktualitet

450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve

October 7, 2022
Kulmi! Turisti polak pëson aksident në Elbasan/ Banorët e zonës i vjedhin pjesët e makinës: Të lutem, mi ktheni! 
Aktualitet

Kulmi! Turisti polak pëson aksident në Elbasan/ Banorët e zonës i vjedhin pjesët e makinës: Të lutem, mi ktheni! 

October 7, 2022
1200 kg kokainë nga Panamaja në Belgjikë, arrestohen 5 persona mes tyre dhe një shqiptar  
Aktualitet

1200 kg kokainë nga Panamaja në Belgjikë, arrestohen 5 persona mes tyre dhe një shqiptar  

October 7, 2022

Riselda’s Books

  • Trending
  • Komente
  • Të fundit
Xhinse në modë vjeshtë-dimër 2021-2022

Xhinse në modë vjeshtë-dimër 2021-2022

August 24, 2021
E njohur si “bima e rinisë”: Ushqen, rigjeneron dhe rikthen kolagjenin në lëkurë

E njohur si “bima e rinisë”: Ushqen, rigjeneron dhe rikthen kolagjenin në lëkurë

August 2, 2021
Menopauza dhe depresioni. Si trajtohen ato?

Menopauza dhe depresioni. Si trajtohen ato?

April 26, 2022
Sokol Balla prezanton për herë të parë familjen e re

Sokol Balla prezanton për herë të parë familjen e re

August 3, 2021
450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve

450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve

0

Google tracks location data even when users turn service off

0

Annual open water swim returns to Western Australia in February

0

President Joko “Jokowi” Widodo Refuses to Sign MD3 Law

0
450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve

450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve

October 7, 2022
Kulmi! Turisti polak pëson aksident në Elbasan/ Banorët e zonës i vjedhin pjesët e makinës: Të lutem, mi ktheni! 

Kulmi! Turisti polak pëson aksident në Elbasan/ Banorët e zonës i vjedhin pjesët e makinës: Të lutem, mi ktheni! 

October 7, 2022
1200 kg kokainë nga Panamaja në Belgjikë, arrestohen 5 persona mes tyre dhe një shqiptar  

1200 kg kokainë nga Panamaja në Belgjikë, arrestohen 5 persona mes tyre dhe një shqiptar  

October 7, 2022
Nje ruse dhe një ukrainase në një dhomë, miss-i nga Kievi: Nuk dua të qëndroj në dhomë me një terroriste

Nje ruse dhe një ukrainase në një dhomë, miss-i nga Kievi: Nuk dua të qëndroj në dhomë me një terroriste

October 7, 2022

Sky Master Project

© 2021 by Troyal TM

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga

© 2021 by Troyal TM

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
en English
ar Arabiczh-CN Chinese (Simplified)nl Dutchen Englishfr Frenchde Germanit Italianpt Portugueseru Russianes Spanish