Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Disa ide ekzemplare si të dukeni e veshur me stil

Dr. Riselda Sejdija Nga Dr. Riselda Sejdija
November 7, 2021
Në Aktualitet, Fashion
0 0
0
Disa ide ekzemplare si të dukeni e veshur me stil
0
Shperndarjet
54
PIKAT
Share on FacebookShare on Twitter

Në jetën reale, trupat e femrave nuk janë si ato të modeleve që zgjidhen për të reklamuar veshjet e firmave të ndryshme. Sot, modeli është ai i vajzave elegante, pa bark, pa vithe, me krahë e këmbë të holla, ashtu si dikur kanë qenë femrat e kolme, me të gjitha harqet natyrore të trupit. Nuk e dimë kur do ndryshojë ky model apo jo, por megjithatë, jeta reale nuk është katalog mode.

Në të vërtetë mjafton të kemi parasysh disa këshilla dhe mbi të gjitha të ndërrojmë mënyrën e të menduarit.

Mos kërko dyqane me masa të mëdha. Ti mund të shkosh në çdo dyqan me veshje dhe të kërkosh numrin tënd. Nuk ke pse synon dyqanet që reklamojnë masat e mëdha që mund të kenë prerje standarde e të mërzitshme, sikur të kesh masë të madhe, të ishte një hall i madh.

Mund të veshësh më shumë stile seç mendon. Duke kërkuar në çdo dyqan, ti mund të zbulosh që mund të mbash edhe veshje që i quaje si të papërshtatshme, duke qenë që kishe parë me to vetëm vajza të dobëta.

Provoji rrobat. Sekreti kryesor është që t’i provosh rrobat që të pëlqejnë. Shpesh themi që kjo veshje nuk bën për trupa të shëndoshë. Nuk mund të jesh kurrë e sigurt pa e provuar.

E zeza nuk është e vetmja ngjyrë. Me këtë ngjyrë dukesh më elegante, por mos mendo ta shndërrosh gardërobën në një varg veshjesh të hirta. Guxo me ngjyrat. Ato të japin dritë dhe gëzim. Mos hiq dorë nga një xhaketë me ngjyrë të fortë mbi fustanin e zi, nga aksesorët e mëdhenj, një shall i bukur, apo një bluzë plot ngjyra nën kostum.

Thekso pjesën tënde më të bukur. Një trup i kolmë mund të mos jetë në modë, por kush e tha që nuk është seksi apo i bukur. Sigurisht ti mund të kesh rezerva për disa pjesë të trupit dhe ato mund t’i maskosh për të mos kërcënuar vetëbesimin tënd, por mos harro të vësh në pah ato pjesë që të pëlqejnë, si për shembull dekolteja që mund të vihet në pah në mënyrë elegante.

Zgjidh të brendshme cilësore. Të brendshmet kanë një peshë shumë të madhe për pamjen e përgjithshme. Nëse ato janë cilësore dhe fiks për trupin tënd do bëjnë që edhe rrobat sipër të duken më mirë, duke shmangur gjithë anët joestetike që intimet e papërshtatshme nxjerrin në pah.

Pas trupit? Po! Sapo shtojmë disa kg ashtu si edhe ato vajza e gra që kanë krijuar prej kohësh një siluetë të rrumbullakosur zgjedhin rehatinë që japin rrobat e gjera. Më e mira është të zgjedhësh veshje edhe pas trupit, por që të rrinë mirë, ose të vendosësh një rrip në mes për të krijuar një siluetë më të këndshme sesa të zhytesh në rroba masive që të tregojnë më të shëndoshë.

Këpucët me taka, po, nëse di t’i mbash. Takat të japin një siluetë të re dhe më elegante, por kujdes! Duhet të ecësh mirë me to. Në të kundërt më mirë zgjidh një palë këpucë të sheshta me një shtresë të rehatshme poshtë thembrës dhe përpiqu të mbash trupin drejt.

Mos i shto vetes volumin e veshjeve. Është mirë që peliçet me qime të gjata dhe të gjitha veshjet pelush t’i zëvendësosh me disa veshje pak më minimaliste dhe me më pak pretendime për hapësirë.

Merru me sport. Kjo nuk është këshillë veshjeje, por efekti i sportit në silhuetën, ecjen dhe qëndrimin tuaj është shumë herë më i rëndësishëm sesa ai i çdo lloj veshjeje.

Dr. Riselda Sejdija

Dr. Riselda Sejdija

Të ngjashme Posts

450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve
Aktualitet

450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve

October 7, 2022
Kulmi! Turisti polak pëson aksident në Elbasan/ Banorët e zonës i vjedhin pjesët e makinës: Të lutem, mi ktheni! 
Aktualitet

Kulmi! Turisti polak pëson aksident në Elbasan/ Banorët e zonës i vjedhin pjesët e makinës: Të lutem, mi ktheni! 

October 7, 2022
1200 kg kokainë nga Panamaja në Belgjikë, arrestohen 5 persona mes tyre dhe një shqiptar  
Aktualitet

1200 kg kokainë nga Panamaja në Belgjikë, arrestohen 5 persona mes tyre dhe një shqiptar  

October 7, 2022

Riselda’s Books

  • Trending
  • Komente
  • Të fundit
Xhinse në modë vjeshtë-dimër 2021-2022

Xhinse në modë vjeshtë-dimër 2021-2022

August 24, 2021
E njohur si “bima e rinisë”: Ushqen, rigjeneron dhe rikthen kolagjenin në lëkurë

E njohur si “bima e rinisë”: Ushqen, rigjeneron dhe rikthen kolagjenin në lëkurë

August 2, 2021
Menopauza dhe depresioni. Si trajtohen ato?

Menopauza dhe depresioni. Si trajtohen ato?

April 26, 2022
Sokol Balla prezanton për herë të parë familjen e re

Sokol Balla prezanton për herë të parë familjen e re

August 3, 2021
450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve

450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve

0

Google tracks location data even when users turn service off

0

Annual open water swim returns to Western Australia in February

0

President Joko “Jokowi” Widodo Refuses to Sign MD3 Law

0
450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve

450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve

October 7, 2022
Kulmi! Turisti polak pëson aksident në Elbasan/ Banorët e zonës i vjedhin pjesët e makinës: Të lutem, mi ktheni! 

Kulmi! Turisti polak pëson aksident në Elbasan/ Banorët e zonës i vjedhin pjesët e makinës: Të lutem, mi ktheni! 

October 7, 2022
1200 kg kokainë nga Panamaja në Belgjikë, arrestohen 5 persona mes tyre dhe një shqiptar  

1200 kg kokainë nga Panamaja në Belgjikë, arrestohen 5 persona mes tyre dhe një shqiptar  

October 7, 2022
Nje ruse dhe një ukrainase në një dhomë, miss-i nga Kievi: Nuk dua të qëndroj në dhomë me një terroriste

Nje ruse dhe një ukrainase në një dhomë, miss-i nga Kievi: Nuk dua të qëndroj në dhomë me një terroriste

October 7, 2022

Sky Master Project

© 2021 by Troyal TM

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga

© 2021 by Troyal TM

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
en English
ar Arabiczh-CN Chinese (Simplified)nl Dutchen Englishfr Frenchde Germanit Italianpt Portugueseru Russianes Spanish