Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Një histori suksesi: Aplikacioni që duhet ta keni të gjithë!

Dr. Riselda Sejdiu Nga Dr. Riselda Sejdiu
March 9, 2022
Në Aktualitet, Lifestyle
0 0
0
Një histori suksesi: Aplikacioni që duhet ta keni të gjithë!
0
Shperndarjet
24
PIKAT
Share on FacebookShare on Twitter

Falë 15 viteve përvojë në fushën e teknologjisë dhe punës për Justeat Takeway.com, lideri botëror që lidh restorantet me konsumatorët në mbarë botën, nuk ishte e vështirë për Blerta Maklekaj, CEO dhe bashkëthemeluese e aplikacionit food delivery Foodini, që të besonte te potenciali i tregut shqiptar. Kur sollën në treg Foodini-n, ata ishin të bindur se po prezantonin një platformë të standardeve ndërkombëtare dhe të gatshëm për të besuar te vizionit i tyre deri në fund.
Për më shumë detaje në lidhje me krijimin e aplikacionit që solli risi si kurrë më parë (meqë ra fjala, shkarkojeni nëse ende nuk e keni bërë) ne biseduam me Maklekaj e cila tregoi ekskluzivisht për Anabel mbi vështirësitë dhe planet e ardhshme. Histori të tilla suksesi, ku sipërmarrësit kanë një vizion ndryshe, shpeshherë guximtar e që kurrë nuk bën komprosim me standardin e cilësisë, janë gjithmonë frymëzuese.

Nisur nga eksperienca disavjeçare në këtë industri në arenën ndërkombëtare, nuk e kishim të vështirë të kuptonim potencialin e tregut të Tiranës. Përpos pandemisë që patjetër që e favorizoi, Tirana po kthehet gjithmonë e më tepër në një qytet ku jeta lëviz shpejt. Për shumë njerëz, ka gjithnjë e më pak kohë për gatim. Prandaj ne ishim të bindur që, siç rezultoi, do të sillnim një produkt kompetitiv si në teknologji ashtu edhe në shërbim prandaj e morëm përsipër si projekt.

Dhe sa mirë bëtë! Besoj sot askush nuk ka dyshim që rezultoi një projekt i suksesshëm. Por ma merr mendja që ka qenë e vështirë. Si ia dolët që mijëra klientë të kenë sot Foodini-n në telefon? 

Startup-i në Tiranë ka përmbushur çdo pritshmëri, megjithatë padyshim që objektivi është rritja e mëtejshme e Foodini-t. Arsyeja kryesore që klientët na përqafuan menjëherë mendoj se ka qenë fakti që ishim të parët që në Shqipëri ofruam pagesën me kartë nëpërmjet telefonit, sollëm risi dhe prezantuam në treg një produkt të rafinuar nga ana estetike, të cilin e shoqëruam sigurisht me një shërbim të kualifikuar. Nuk ka marketing më të mirë sesa një produkt i mirë dhe provë për këtë janë 25% e klientëve tanë që janë të huaj dhe marketingun në shqip nuk e kuptojnë dot (qesh).

Blerta, a dëshironi të ndani me ne ndonjë nga vështirësitë që Foodini ka hasur?

Ah, faleminderit për këtë pyetje; jo vetëm që dua ta ndaj, por edhe ta nënvizoj me forcë: Sfida për ne ka qenë bindja e restoranteve që të bëheshin pjesë e platformës. Ende është sfidë…Kur u bëmë pjesë e tregut, fill pas pandemisë, u hasëm me një treg të monopolizuar. Shumë restorante, sapo dëgjonin shpjegimin e stafit tonë, ua prisnin hovin duke refuzuar me argumentin se nëse do të bëheshin pjesë e Foodini-t, do t’iu duhej të ndërprisnin bashkëpunimin me platformën e vetme asokohe ekzistuese në treg. Si sipërmarrëse, mund edhe ta kuptoj sepse të ardhurat nga porositë onlinë zinin një peshë të rëndësishme në totalin e xhiros së restorantit, sidomos të kushtëzuar nga pandemia.

Ndërsa unë si kliente e rregullt këtë vështirësi as nuk e kam menduar fare. Sa hap aplikacionin shoh një listë të gjatë restorantesh që duket sikur nuk do të mbarojnë kurrë. Me qindra. Sa janë meqë ra fjala?

(Qesh) Duhet të jenë afërsisht 400. Ndjesë për shifrën e saktë, por shtohen çdo ditë. Patjetër që jemi përpjekur që ju, si çdo klient tjetër, të mos e perceptojë, sepse Foodini sot i ka dhënë përgjigjet nga ana praktike. Ne sot kemi forcën marketuese dhe kapacitetin organizativ për të mbështetur dhe siguruar rritje të shitjeve për çdo partner që bëhet pjesë e Foodini-t. Gjej edhe rastin që të falenderoj partnerët tanë ekskluzivë të cilët kanë besuar te standardi dhe vizioni ynë që prej fillimit.

Folëm për fillimin e projektit, folëm për risitë sot, po nesër? Cilat janë planet e arshshme të Foodini-t? Të presim të tjera risi?

Patjetër që do të vazhdojmë me risitë dhe patjetër që do të punojmë fort që gjithmonë e më shumë njerëz në Tiranë që porosisin ushqim, të kenë Foodini-n si zgjedhje të parë. Megjithatë Foodini është tepër i madh për t’u përqendruar vetëm në një vend. Falë partnerëve strategjikë në Ballkan dhe më gjerë, kemi nisur nga puna që së shpejti Foodini të shkojë përtej Tiranës.

Dr. Riselda Sejdiu

Dr. Riselda Sejdiu

Të ngjashme Posts

450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve
Aktualitet

450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve

October 7, 2022
Kulmi! Turisti polak pëson aksident në Elbasan/ Banorët e zonës i vjedhin pjesët e makinës: Të lutem, mi ktheni! 
Aktualitet

Kulmi! Turisti polak pëson aksident në Elbasan/ Banorët e zonës i vjedhin pjesët e makinës: Të lutem, mi ktheni! 

October 7, 2022
1200 kg kokainë nga Panamaja në Belgjikë, arrestohen 5 persona mes tyre dhe një shqiptar  
Aktualitet

1200 kg kokainë nga Panamaja në Belgjikë, arrestohen 5 persona mes tyre dhe një shqiptar  

October 7, 2022

Riselda’s Books

  • Trending
  • Komente
  • Të fundit
Xhinse në modë vjeshtë-dimër 2021-2022

Xhinse në modë vjeshtë-dimër 2021-2022

August 24, 2021
E njohur si “bima e rinisë”: Ushqen, rigjeneron dhe rikthen kolagjenin në lëkurë

E njohur si “bima e rinisë”: Ushqen, rigjeneron dhe rikthen kolagjenin në lëkurë

August 2, 2021
Menopauza dhe depresioni. Si trajtohen ato?

Menopauza dhe depresioni. Si trajtohen ato?

April 26, 2022
Sokol Balla prezanton për herë të parë familjen e re

Sokol Balla prezanton për herë të parë familjen e re

August 3, 2021
450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve

450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve

0

Google tracks location data even when users turn service off

0

Annual open water swim returns to Western Australia in February

0

President Joko “Jokowi” Widodo Refuses to Sign MD3 Law

0
450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve

450 Mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria brenda 10 viteve

October 7, 2022
Kulmi! Turisti polak pëson aksident në Elbasan/ Banorët e zonës i vjedhin pjesët e makinës: Të lutem, mi ktheni! 

Kulmi! Turisti polak pëson aksident në Elbasan/ Banorët e zonës i vjedhin pjesët e makinës: Të lutem, mi ktheni! 

October 7, 2022
1200 kg kokainë nga Panamaja në Belgjikë, arrestohen 5 persona mes tyre dhe një shqiptar  

1200 kg kokainë nga Panamaja në Belgjikë, arrestohen 5 persona mes tyre dhe një shqiptar  

October 7, 2022
Nje ruse dhe një ukrainase në një dhomë, miss-i nga Kievi: Nuk dua të qëndroj në dhomë me një terroriste

Nje ruse dhe një ukrainase në një dhomë, miss-i nga Kievi: Nuk dua të qëndroj në dhomë me një terroriste

October 7, 2022

Sky Master Project

© 2021 by Troyal TM

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga

© 2021 by Troyal TM

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
en English
ar Arabiczh-CN Chinese (Simplified)nl Dutchen Englishfr Frenchde Germanit Italianpt Portugueseru Russianes Spanish