Larja e jorganëve është një proces i domosdoshëm në pastrimin e shtëpisë suaj. Por si fillim duhet t’i hiqni mbulesën në mënyrë që larja të mos bëhet e lodhshme dhe më pas mbulesën vendoseni për t’u larë në lavatriçe.
Më pas lexoni etiketën nëse aty shkruan “Dry clean only” atëherë ju duhet të shkoni në një pastrim kimik. Nëse jo, ju mund ta lani vetë në shtëpi.
Së pari kontrolloni për vrima jorganin dhe nëse është e nevojshme qepini në mënyrë që mos të keni probleme me puplat në makinën larëse.
Vendoseni në një program larës me temperaturë të ulët. Ideale do të ishte temperatura 20-30 gradë, por nëse jorgani juaj është vërtetë pis atëherë vendoseni në 35 gradë. Më pas nxirreni të thahet në një vend me diell.
Nëse jorgani është shumë i madh atëherë vendoseni në një kosh të madh të mbushur me ujë të vakët dhe detergjent. Më pas lëreni të kullojë për një natë duke e rrotulluar nga të gjitha anët. Të nesërmen hapeni në një vend të thatë me diell. Mbulesën hekuroseni dhe vendoseni përsëri jorganin në mbulesë.