Katër avionë luftarakë rusë u lokalizuan pasi hynë në hapësirën ajrore të NATO-s ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten mes presidenti Vladimir Putin dhe Perëndimit. Avionët luftarakë të Forcave Ajrore Italiane u vunë menjëherë në ndjekje të tyre dhe i përzunë duke dalë nga enklava e Kaliningradit.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se avionët luftarakë rusë kishin shkelur hapësirën ajrore polake dhe suedeze, praktikisht kufi i NATO-s, dhe menjëherë Forcat Ajrore janë vënë në gatishmëri. Katër avionë italianë Eurofighter Typhoon të vendosur në Poloni, u ngritën me shpejtësi në ajër.
Ata janë pjesë e një misioni të kontrollit ajror të NATO-s që prej korrikut, dhe me trupa shtesë të stacionuar në bazën ajrore Malbork. Polonia është një anëtare e vjetër e aleancës, ndërsa Suedia vetëm këtë vit nënshkroi protokollet e hyrjes, transmeton newsbomb.al.