NUREMBERG, 26 janar /ATSH-DPA/- Marka globale sportive “Adidas” ka njoftuar sot planet për punësimin e rreth 2 800 punonjësve të rinj.
Kompania tha se fushata e rekrutimit ka për qëllim plotësimin e vendeve vakante ekzistuese, si dhe pozicioneve të reja të krijuara në 307 vendndodhjet e saj në mbarë botën.
”Mbi 800 vende të reja pune do të krijohen vetëm në Gjermani”, njoftoi kompania, duke përfshirë rreth 50 praktika ose programe të dyfishta pune.
“Adidas” aktualisht ka punësuar rreth 62,000 persona në mbarë botën, 5 300 prej të cilëve punojnë në selinë qendrore të kompanisë në qytetin bavarez të Herzogenaurach. //a.i/