Drita të fikura, asnjë duartrokitje dhe një heshtje e frikshme përshkruajnë pasarelën e Giorgio Armani në javën e modës në Milano. Ky vendim për të mbajtur një shfaqje aspak të zakonte erdhi si pasojë e konfliktit Ukrainë-Rusi, në nderim të atyre njerëzve që po vuajnë nga kjo luftë.
Modelet dolën në pasarelë në një qetësi të frikshme, të ndërprera nga duartrokitjet e publikut, të veshura me xhaketa të shkurtra në nuanca pastel dhe fustane të zeza dhe argjendi me shkëlqim, me tegela.
“Vendimi im për të mos përdorur asnjë muzikë u mor si një shenjë respekti ndaj njerëzve të përfshirë në tragjedinë në Ukrainë”, shkruhej në një postim mbi një bander të zi në llogarinë e stilistit në Tëitter.
“Gjëja më e mirë për të bërë është të dërgojmë një mesazh që nuk duam të festojmë sepse diçka shumë shqetësuese po ndodh rreth nesh”, tha stilisti 87-vjeçar.