Dua Lipa na bëri të gjithëve krenarë me fjalimin e saj në Këshillin e Atlantikut, teksa pranoi Çmimin Lidershipit të Dalluar.
Dua jo vetëm që i dedikoi çmimin të rinjve të Kosovës, por u tregua një “diplomate” e vërtetë teksa i bëri thirrje presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që të liberalizohen vizat për vendin e saj.
Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, ka thënë Dua.
Më shumë nga të gjithë është krenuar babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.
Në një postim në “Instagram”, ku ka ndarë videon e këngëtares, ai shkruan:
“Jam shumë krenar për ty. Ti na bën të gjithëve të mbushemi me krenari dhe zemrat tona të rrahin fortë (Më duhej të prisja që të gjithë të tjerët të postonin së pari)”.
Ashtu siç thotë edhe Dukagjin Lipa, Dua na ka bërë të gjithëve krenarë, jo vetëm me arritjet e saj në muzikë, por edhe me dashurinë dhe interesin që tregon Kosovën e Shqipërinë.