Banka e Anglisë (BoE) vendosi të mbajë normat e interesit në 5% në rishikimin e saj më të fundit monetar. Vendimi i anëtarëve të bordit të Komitetit të Politikës Monetare të Bankës (MPC) ishte 8-1, me vetëm një anëtar që votoi për uljen e normave në 4.75%
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey e justifikoi normën e pandryshuar duke thënë se është “jetike që inflacioni të qëndrojë i ulët” dhe për këtë “duhet të jemi të kujdesshëm që të mos ulim [normat] shumë shpejt ose shumë”.
Vendimi vjen një ditë pasi shifrat e fundit të inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar u mbajtën të qëndrueshme në 2.2% në vitin deri në gusht, pavarësisht një rritjeje në koston e fluturimeve.
Duke reaguar ndaj vendimit të Bankës, Konfederata e Industrisë Britanike thotë se ky është një veprim i mirë balancues midis “risqeve të larta për inflacionin” dhe “të mos qenit shumë i shtrënguar për të mbytur aktivitetin”.
Tani po i japim fund mbulimit, por ju mund të lexoni më shumë rreth vendimit të sotëm të BoE këtu. Kolegët tanë kanë përgatitur gjithashtu një shpjegues të dobishëm, ku mund të kuptoni se kur ka të ngjarë që normat e interesit të bien përsëri.