Një copëz nga fëmijëria e Princeshë Dianës do të dalë në ankand këtë javë. Një biçikletë në ngjyrë të kuqe të ndezur, “Tracker” që i përkiste Princeshës së ndjerë në vitet 1970 kur ajo endej me të përqark pronës së familjes së saj në Althorp.
Kujdestarja e shtëpisë së prindërve të Dianës, Maudie Pendrey, e bleu biçikletën prej tyre për vetëm 20 dollarë, si një relike të kujtimeve të saj me familjen gjatë fëmijërisë së Princeshës së Uellsit.
Biçkleta u shit nga djali i Pendrey në vitin 2007 për të qëndruar në vitrinën e Muzeumit të Lodrave “Shtëpia mbi Kodër” në Stansted, ku ndodhet ende.
Së bashku me biçikletën do të përfshihet edhe një kartolinë Krishtlindjesh e shkruar nga vetë Diana për kujdestaren e shtëpisë, që daton në vitin 1994. Vlera e biçikletës pritet të arrijë nga 28.000-41.000 dollarë./tvklan.al