“Në këtë argëtim special 45-minutësh të realizuar në qytetin e Billie-t në Los Anxhelos, ‘BBC Radio 1’ DJ Clara Amfo do të flasë me Billie për albumin e saj më të fundit ‘Happier Than Ever’, thuhet në një njoftim për shtyp.
Këngëtarja do të diskutojë edhe për jetën e saj private si dhe efektin që ajo ka pasur tek të rinjtë në të gjithë botën. Fansat gjithashtu do të shijojnë edhe interpretimin e disa prej këngëve më të njohura të 19-vjeçares.