A keni kohë që përpiqeni të ngeleni shtatzënë? Ndoshta është momenti të njiheni me arsyet që po ju pengojnë ta bëni këtë dhe ta rregulloni këtë problem. Shkak nuk mund të jenë vetëm çështjet që kanë të bëjnë me seksin. Disa faktorë të kombinuar kontribuojnë që të mos mbeteni shtatzënë.
Më poshtë ju tregojmë arsyet përse mund të jetë duke ju ndodhur kjo dhe zgjidhjet përkatëse.
Sa kohë i duhet një gruaje për të ngelur shtatzënë?
Nëse jeni të shëndetshme dhe nëse organet tuaja riprodhuese funksionojnë më së miri, ju keni një probabilitet 25% për shtatzëni gjatë çdo cikli menstrual. Për të gjitha çiftet (ku gratë janë më të reja se 30 vjeç) që po përpiqen të kenë një bebe:
- 30 për qind do të jetë shansi për të ngelur shtatzënë brenda muajit fillestar (cikli i parë);
- 75 për qind pas gjashtë muajsh;
- 85 për qind brenda një viti (12 cikle);
- 90 për qind pas një viti;
- 95 për qind pas dy vjetësh;
- 91 për qind brenda tre vjetëve (36 cikle) (rreth tre vjet).
- 93 deri 95 për qind brenda katër viteve (48 cikle).
Cilat janë arsyet më të zakonshme pse nuk po ngeleni shtatzëna?
Një numër aktivitetesh të përditshme mund të ndikojnë në shanset e tua për shtatzëni:
- Bëni shumë ose bëni pak seks. Seksi është ndoshta nevoja më themelore njerëzore për kënaqësi dhe riprodhim. Dhe, njerëzit janë gjithmonë në ekstrem.
Duke bërë shumë seks: Disa njerëz besojnë se të kryesh shumë marrëdhënie seksuale mund të ndihmojë për të ngelur shtatzënë. Por kjo nuk mund të jetë gjithmonë e vërtetë pasi të bërit shumë seks mund të shkaktojë probleme të mundshme shëndetësore siç janë lodhja, marramendja, gjunjët e dobët dhe urinimi i shpeshtë. Jo vetëm kaq por mund të ndodhë që të harxhoni gjithë energjinë tuaj dhe të përfundoni në një gjendje lodhjeje ku më pas nuk do të keni më dëshirë për të kryer marrëdhënie dhe si pasojë do të humbisni mundësinë për të krijuar një bebe.
Duke bërë shumë pak seks: Ju mund të kryeni marrëdhënie seksuale vetëm për të siguruar spermën ose kryeni marrëdhënie vetëm gjatë ovulimit. Por qëndrimi pa seks për shumë ditë mund të ndikojë në shtatzaninë tuaj. Ju mund të humbni fazën tuaj pjellore gjatë kohës që nuk kryeni marrëdhënie. Mundohuni të bëni seks shpesh dhe të kujtoni sidomos datat e ovulacionit tuaj. Mbani mend që të mos kryeni marrëdhënie seksuale vetëm për të ngelur shtatzënë pasi nuk mund ta shijoni këtë proces.
- Jeni shumë të stresuar. Stresi ndikon në shëndetin tuaj si fizik edhe atë mendor dhe sigurisht ndikon edhe në aftësinë tuaj për të ngelur shtatzënë. Çrregullime emocionale të tilla si depresioni dhe ankthi mund të ulin nivelet e fertilitetit tuaj. Ju duhet të jeni të qetë dhe të balancuar ndërsa përpiqeni që të krijoni një shtatzëni. Stresi pengon funksionet e hipotalamusit, të cilat kontrollojnë gjëndrën e hipofizës. Kjo gjëndër rregullon veshkat, tiroidet dhe vezoret, dhe ndikon në ciklin menstrual duke bërë që të mos keni një cikël të rregullt. Duhet t’i jepni vetes kohë për të përmirësuar shanset për krijimin e një shtatznie. Për të mos qenë më të stresuar mund të shkoni tek një psikolog, të bëni yoga për fertilitet, të meditoni ose të bëni ushtrime.
- Problemi i mashkullit. Një nga shkaqet kryesore të infertilitetit është numri i ulët i spermatozoidëve dhe lëvizshmëria e dobët e tyre. Ky faktor përbën 30 deri në 40% të problemeve të infertilitetit në çift. Hapi më i rëndësishëm është të vizitoheni tek një mjek ose specialist i fertilitetit për trajtim të menjëhershëm. Për numrin e ulët të spermatozoidëve ose lëvizshmërinë e vogël, fertilizimi in vitro (IVF) ose injektimi intracitoplazmatik i spermës (ICSI) është zgjidhja më e mirë. IVF përfshin çiftëzimin e vezës dhe spermatozoideve jashtë trupit të njeriut dhe transferimin e vezës së fekonduar në vaginë. Në ICSI, një spermatozoid i vetëm përzgjidhet dhe futet drejtpërdrejt në vezë.
- Drejtoheni direkt në banjo pas seksit. Shumë gra nxitojnë për të shkuar në tualet pas seksit për t’u pastruar dhe larë. Eshtë mirë që të qëndroni në shtrat për pak kohë. Nëse ju çoheni direkt, bëni që sperma të rrjedhë poshtë dhe pjesën tjetër e hiqni duke u larë. Kjo mund të ndikojë disi në uljen e mundësive që të ngeleni shtatzënë. Fokusohuni të relaksoheni dhe të kujdeseni për veten.
- Të brendshmet e ngushta. Gratë veshin të brendshme të ngushta ose të parehatshme që mund t’i ndihmojnë për të nxjerrë në pah trupin e tyre. Mirëpo duke e bërë këtë ju mund të pengoni funksionet e organeve tuaja riprodhuese. Tek meshkujt që veshin të brendshme të ngushta ulet prodhimi i spermës, dhe tek grate veshja e te brendshmeve te ngushta mund te shkaktoje siklet.Vishni të brendshme të rehatshme, prej pambuku për të shmangur infeksionet. Kjo do të zvogëlojë problemet e djersës dhe të lagështisë, dhe të lejojë që të relaksoheni.
- Flini pak. Privimi i gjumit mund të ndikojë në funksionet e sistemit imunitar. Kjo rrit shanset tuaja për të marrë infeksione, dhe ndikon në ciklin tuaj riprodhues. E njëjta vlen edhe për meshkujt. Infeksionet mund të zhvillohen dhe nxehtësia e tepërt e trupit mund të dëmtojë spermatozoidet. Flini gjumë mjaftueshëm për të qëndruar të shëndetshëm. Në rast se vuani nga pagjumësia, atëherë konsultohuni me një mjek.
- Nën ose mbipeshë. Të jesh shumë i dobët ose mbipeshë ndikon në mundësitë tuaja për të ngelur shtatzënë. Nëse nuk ushqeheni mirë atëherë nuk do të ovuloni mirë. Nëse jeni mbipeshë kjo pengon pjellorinë tuaj. Prandaj, një peshë ideale e trupit është ajo që përputhet me gjatësinë tuaj në mënyrë që ovulacioni juaj të jetë i rregullt. Mbani një dietë dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Kënaquni duke u stërvitur dhe duke u ushtruar.
- Mbivlerësimi i lubrifikantëve. Studimet për lubrifikantët vaginalë kanë treguar se ato ndikojnë negativisht në lëvizjen e spermës dhe ndërhyjnë në fekondim. Kjo është e vërtetë edhe për lubrifikantët e shtrenjtë apo edhe për ata që bëni vetë në shtëpi. Arsyeja – pH e mukusit cervikal të prodhuar nga ovulacioni është ideal për mbijetesën e spermës dhe lëvizshmërinë e saj. Por lubrifikantët kanë një pH acid, që mund të vrasë spermatozoidet. Gjithashtu, lëvizshmëria e spermës ndikohet nga trashësia e lubrifikantëve dhe përmbajtja e tyre e ujit. Puthjet ose “lojërat” para seksit mund të bëjnë që të keni lubrifikimin më të mirë për të kryer marrëdhënie. Merrni kohën që ju nevojitet për të krijuar humorin e nevojshëm.
Nëse kjo nuk funksionon, përdorni ujë të ngrohtë për lubrifikim pasi ai nuk është toksik dhe nuk do të ndërhyjë në lëvizjen e spermës. Nëse ende keni nevojë për lubrifikantë ndërsa përpiqeni të mbeteni shtatzënë, ju mund të zgjidhni lubrifikantë “që favorizojnë fertilitetin”.
- Zgjedhje të gabuara. Faktorë të zakonshëm të jetesës si pirja e duhanit, alkoolit, abuzimi i drogës dhe kafeina ndikojnë në fertilitetin tuaj. Tek burrat, këta faktorë ulin numrin e spermatozoidëve dhe lëvizshmërinë, ndërkohë tek femrat shkaktojnë ovulim të parregullt. Hiqni dorë nga këto zakone, sidomos disa muaj para se të planifikoni të ngeleni shtatzënë. Bëni disa zgjedhje të shëndetshme në jetë. Gjithashtu, shmangni përdorimin e ëmbëlsuesve artificialë dhe ekspozimit ndaj kimikateve.
- Ndotja e mjedisit. Toksinat mjedisore janë të njohura për dëmtimin që kanë si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Ekspozimi ndaj ndotësve, siç janë kimikatet, pesticidet, pirja e duhanit, bifenilet e poliklorinuara, plastika, paketimi i ushqimit dhe produktet e kujdesit personal (sapunet shampot dhe kozmetika), mund të ndikojnë në shëndetin tuaj, sidomos pjellorinë. Ato ulin aftësinë e çiftit për të krijuar me 29 për qind. Edhe pse mendoni se është i pashmangshëm ekspozimi ndaj kimikateve mjedisore dhe toksinave, ju duhet t’i shmangni sa më shumë që të jetë e mundur. Zgjidhni ushqime sa më organike. Përdorni produkte organike dhe natyrale të kujdesit personal. Vishni veshje mbrojtëse kur jeni duke punuar në zona kimike dhe gjithmonë qëndroni në vende shumë të ventiluara.
Shkaqet mjekësore të infertilitetit tek gratë janë:
- Periodat e çrregullta. Gratë që nuk kanë një cikël menstrual të rregullt kanë më shumë vështirësi të mbeten shtatzënë. Periodat e parregullta tregojnë ovulacionin e paqëndrueshëm dhe ngjizja pa vezë është e pamundur. Prandaj, sa më pak të ovuloni, aq më pak keni shanse për të mbetur shtatzënë. Një mjek mund t’ju ndihmojë të gjeni shkakun themelor për periodat e çrregullta dhe t’ju ofrojë trajtim në përputhje me rrethanat. Ju duhet të përqendroheni në një dietë të shëndetshme, të arrini peshën ideale, të kryeni stërvitje të moderuara dhe të merrni suplemente për rritjen e fertilitetit siç sugjerohet nga mjeku.
- Endometrioza. Ky është një çrregullim kronik i sistemit riprodhues në të cilin qelizat endometriale rriten jashtë mitrës. Kjo do të bëjë që të bllokohen tubat dhe veza e fekonduar nuk do të udhëtojë dot drejt tubave fallopiane. Ky problem shkakton perioda me shumë dhimbje, dhimbje të forta gjatë seksit, lëvizje të dhimbshme të zorrëve dhe urinim të shpeshtë së bashku me një ndjesi sikur fshikëza e urinës është plot gjatë ciklit menstrual ose dhimbje kronike të legenit.
Trajtimi më i mirë është laparoskopia që përdoret për të kontrolluar dhe hequr cistet anormale dhe tubat e bllokuar. Pas operacionit mund të ngeleni shtatzënë pas 6 deri në 8 muaj. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë jepen barna të fertilitetit per inseminimin intrauterin (IUI), dhe në raste të rënda përdoret fertilizimi in vitro.
- Problemet e ovulacionit. Pothuajse 20 deri në 40% e problemeve të infertilitetit tek femra janë shkaktuar për shkak të ovulacionit të çrregullt, gjë që pengon lëshimin e vezëve të pjekura nga vezoret. Disa gra nuk mund të ovulojnë ndërsa të tjera ovulojnë rrallë. Luhatjet hormonale, shtimi i peshës ose humbja e peshës, stërvitja e tepruar ose stresi i rëndë mund të jenë arsyet kryesore të çrregullimeve ovuluese.
Mjeku juaj do të përshkruajë stimuluesit e ovulacionit siç janë gonadotropinët, clomiphene, prolaktine, shpesh me barna IVF dhe medikamente fertiliteti.
- Sindromi ovarian policistic (PCOS). Është një gjendje komplekse e shkaktuar nga mosbalancimi hormonal, i cili ndërpret ovulimin. Kistet e vogla formohen në vezoret që pengojnë pjekjen e gjëndrës ovale dhe maturimit. Simptomat e tjera të mundshme përfshijnë menstruacionet e çrregullta, shtimin e peshës, rritjen e tepërt të qimeve dhe aknet.
Ndryshimet në dietë dhe mënyrën e jetesës që ndihmojnë në kontrollin e peshës, dhe trajtimet mjekësore si medikamentet stimuluese të ovulacionit (gonadotropina, clomiphene) së bashku me IVF, mund të trajtojnë PCOS .
- Sëmundjet e tubave: Tubat fallopianë te dëmtuar mund të bëjnë që veza e fekonduar të mos mbërrijë në kohë duke ndaluar kështu shtatzëninë. Këto probleme mund të rezultojnë me sëmundje seksualisht të transmetueshme, sëmundje inflamatore në pelvik etj. Kirurgjia laparoskopike ndihmon në hapjen dhe riparimin e tubave dhe pasohet nga IVF.
- Faktori vezor. Cilësia dhe sasia e vezës bie rreth te 30-ave dhe te 40-ave. Gratë lindin me rreth 1-2 milionë vezë dhe numri i tyre pakësohet rreth 300, 000 deri në pubertet. Pastaj rreth 300 piqen dhe lirohen nëpërmjet ovulacionit. Dhe, në menopauzë nuk ngelin më vezë.
Duke qenë se humbja e vezëve është e pakthyeshme, duhet të përpiqeni të planifikoni shtatzëninë në moshën tuaj pjellore. Gjithashtu, provoni të ulni peshën nëse jeni mbipeshë, të lini duhanin, të menaxhoni problemet me tiroidet (nëse keni) dhe merrni suplemente duke përfshirë vajrat e peshkut, vitaminat prenatale, probiotikët, vitaminën D dhe Coenzyme Q10. Këto përmirësojnë cilësinë e vezës. Zgjidhje mund të jetë pastaj edhe dhurimi i vezës.
- Nivelet e ulëta të progesteronit. Pas ovulimit, korpus luteum (folikula e mbetur e vezës) prodhon progesteron për të mbështetur implantimin e embrionit gjatë shtatzënisë së hershme. Mangësia e progesteronit në këtë fazë quhet Luteal Phase Defect (LPD), dhe mund të jetë një nga arsyet e infertilitetit. Edhe në qoftë se ju keni arritur të krijoni ngjizjen, placenta dhe fetusi nuk do të rriten më tej, duke bërë që të humbisni fetusin. Problemet e tjera mjekësore siç janë prolaktina ose anomalitë e tiroides mund të çojnë në funksionimin jonormal të lutealit.
Për trajtimin e këtij problemi mjeku juaj mund t’i referohet një endokrinologu riprodhues. Trajtimet përfshijnë suplemente të progesteronit, injeksione vaginale, ose supozitorë për të trashur rreshtën e mitrës për lidhjen e embrionit.
- Problemet e mukusit të qafës së mitrës. Mukoza e qafës së mitrës zakonisht ndryshon qëndrueshmërinë e saj në forma të qarta dhe elastike në mënyrë që spermatozoidet të lëvizin lehtë përmes mukusit në organet riprodhuese femërore. Në një rast të anomalive të mukusit të qafës së mitrës, mukoza parandalon kalimin e spermatozoidit. Mukusi mund të kontraktojnë një infeksion, ose të përmbajë antitrupa që vrasin spermatozoidet. Këto probleme janë tek gratë që kanë qafën e mitrës të ngushtuar apo ato që kanë pasur probleme të tjera me qafën e mitrës.
Identifikimi dhe trajtimi i infeksioneve dhe përdorimi i metodave riprodhuese të asistuara si IUI dhe fekondimi in vitro ndihmojnë në zgjidhjen e problemit.
Shkaqet mjekësore të infertilitetit tek meshkujt janë:
- Problemet e spermës. Lëvizja e dobët e spermës, numri i ulët i spermatozoidëve ose forma anormale e tyre mund të zvogëlojnë pjellorinë tek një mashkull.
Cili mund të jetë trajtimi i mundshëm?
Medikamentet e fertilitetit janë linja e parë e trajtimit për të rritur prodhimin e spermës. Opsionet e tjera janë IUI dhe ICSI.
- Bllokimet e tubave. Bllokimi në epididimis (një tub i gjatë i mbështjellë që qëndron pas testikujve dhe depoziton spermatozoidët e pjekur) apo i “vas deferens” (një tub muskulor që mbart spermatozoidet dhe i përçon në kanalin ejakulues. Gjithashtu infeksionet si gonorrhea dhe klamidia, defektet e lindjes apo lëndime si dhe varikocela mund të ndikojnë në lëvizjen e spermës. Për këto mund të bëhet një korrigjim kirurgjik.
Ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në fertilitet, si:
- Steriliteti i pashpjeguar. Nga të gjitha rastet e infertilitetit, 25% janë diagnostikuar si infertilitet të pashpjeguar. Partnerët i nënshtrohen një sërë testesh pa ndonjë rezultat përfundimtar. Të menduarit se në fakt ka ndonjë problem, rezulton më pas në konfuzion. Në këto raste mjekët këshillojnë të kryeni marrëdhënie pa e pasur mendimin tek fëmija. Nëse nuk funksionon edhe pas dy vitesh mund t’ju jepet një trajtim IFV.
- Steriliteti i kombinuar. Në këtë rast të dy partnerët janë diagnostikuar me probleme të fertilitetit. Trajtimet e duhura ofrohen sipas shkaqeve të infertilitetit.
A janë periodat e shumta një shenjë e fertilitetit?
Periodat e shumta nuk janë një shenjë e pjellorisë dhe nganjëherë mund të tregojnë një problem tjetër. Ju mund të ndiheni të lodhura dhe me humbjen e gjakut humbisni edhe një sasi të proteinave të nevojshme për trupin. Për këtë arsye nëse keni perioda shumë, njoftoni mjekun.
Mbani mend që duhet të ovuloni në mënyrë që të ngeleni shtatzënë. Dy ditët para ovulimit janë ditët më pjellore.
Nëse keni perioda të rregullta, shanset tuaja për fertilitet janë të larta. Megjithatë, pjelloria është e ndërlikuar dhe mund të ketë arsye të tjera pse nuk po ngeleni dot shtatzënë.