Samsung Electronics ka zbuluar së fundmi gjeneratën e re Galaxy S23: Galaxy S23 Ultra, Galaxy S23+ dhe Galaxy S23. Përpos karakteristikave unike që i shndërrojnë këto smartphone në më të fuqishmit deri tani, të gjitha risitë e reja janë të vendosura brenda një dizajni të mrekullueshëm që mbështet angazhimin e qëndrueshmërisë së Samsung me më shumë materiale të ricikluara se në çdo smartphone tjetër Samsung Galaxy.
Seria Galaxy S23 vjen me kamera të përmirësuara dhe risia kryesore është sensori Adaptive Pixel 200MP në modelin Galaxy S23 Ultra, që kap çdo moment me saktësi të jashtëzakonshme. Përveç kësaj, është përmirësuar funksioni Nightography, i cili ju ndihmon të krijoni fotografi të ndritshme, plot ngjyra dhe me cilësi të lartë nga agimi në muzg. ‘Zhurma vizuale’ që zakonisht shkatërron imazhet me dritë të ulët tashmë korrigjohet nga një algoritëm i ri i përpunimit të sinjalit të imazhit (ISP) me fuqi AI që përmirëson detajet e objektit dhe tonin e ngjyrave.
Duke ditur se kamerat selfie janë më të rëndësishme se kurrë për mënyrën se si ne komunikojmë sot, seria Galaxy S23 ka prezantuar fokusimin automatik të shpejtë dhe kamerën e parë selfie Super HDR, duke kaluar nga 30 në 60 fps, për imazhe dhe video dukshëm më të mira në pjesën e përparme. E për ata që i kushtojnë pak më shumë vëmendje fotografisë, aplikacioni Expert Rawnë pajisjet Galaxy sjell opsione profesionale editimi në format RAW dhe JPEG.
Por, çfarë lidhje kanë rrjetat e peshkimit të hedhura në oqean, shishet PET, alumini dhe qelqi i ricikluar me Galaxy S23? Shumë më tepër se sa mendoni.
Duket se seria Galaxy S23 rrit jo vetëm standardet për teknologjinë premium që mund të pasurojë jetën e njerëzve, por ndihmon për të kontribuar në një planet më të shëndetshëm. Që nga seria Galaxy S22, Samsung Galaxy ka rritur përdorimin e materialeve të ricikluara nga gjashtë komponentë të brendshëm në Galaxy S22 Ultra në 12 komponentë të brendshëm dhe të jashtëm në Galaxy S23 Ultra.