Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 40 raste të reja me koronavirus nga 1,028 testime të kryera. Fatkeqësisht 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Mallakastra 64 vjeç.
Ajo çka vihet re është rënia e numrit të infektimeve dhe viktimave. Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi 263 persona ndërsa në të gjithë vendin janë 1,307 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 8 në Tiranë, 5 në Durrës, nga 4 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Fier, Mirditë, nga 2 qytetarë në Patos, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Berat, Delvinë, Tropojë, Kukës.
Raste të reja ditore 40
Të shëruar në 24 orë 263
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1028
Testime totale 1,753,155
Raste pozitive 272,250
Raste të shëruara 267,460
Raste Aktive 1307
Humbje jete 3,483
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 360
Fier 227
Lezhë 185
Elbasan 111
Kukës 96
Shkodër 84
Vlorë 76
Berat 59
Gjirokastër 41
Korçë 41
Durrës 23
Dibër 4