Zyra e mediave të Hamasit thotë se të paktën 16,248 janë vrarë nga forcat izraelite në Gaza që nga 7 tetori. Sipas mediave të huaja, më herët ministri palestinez i shëndetësisë në Ramallah tha se më shumë se 15,900 njerëz kishin vdekur nga bombardimet e Izraelit. Hamasi tha se shifra e fundit përfshinte 7,112 fëmijë dhe 4,885 gra.
Sipas tij, të paktën 43,616 njerëz janë plagosur dhe rreth 7,600 janë të zhdukur.
Kujtojmë se konflikti në Gaza rinisi pas një sulmi të madh të Hamasit në 7 tetor në Izrael, ku humbën jetën rreth 1200 persona dhe u morën peng rreth 250 të tjerë.
Që prej asaj dite situata humanitare në Gaza paraqitet e vështirë, ku faktorët ndërkombëtarë kanë bërë thirrje të herëpashershme për ndalim të luftimeve.