Demonstrata kundër ekstremizmit të djathtë u mbajtën sot në disa qytete gjermane dhe dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në protesta.
Një ditë para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, një aleancë e gjerë e organizatave të shoqërisë civile bëri thirrje për demonstrata nën sloganin “Stop ekstremizmit të krahut të djathtë. Mbroni demokracinë” në disa qytete gjermane – duke përfshirë Frankfurt, Hanover, Mynih dhe Shtutgart, Berlin, raporton Tageschau.
Sipas policisë, vetëm në Berlin dolën në rrugë 15.000 persona, ndërsa organizatorët pretendojnë se janë mbledhur deri në 30.000 persona.
Demonstruesit mbanin pankarta me sloganet “Të drejtat e njeriut në vend të të djathtëve” dhe “Diversiteti pa alternativë”. Protesta u mbajtën edhe në Dresden dhe Leipzig. Siç njofton MDR, tubimet po ecin në mënyrë paqësore. Sipas policisë, në Lajpcig u mblodhën 12.500 persona.