Drew Barrymore foli për mënyrën sesi e mban private jetën e fëmijëve të saj.
Aktorja e The Wedding Singer, 46 vjeçe, u pyet nga podcast-i i Armchair Expert, i organizuar nga Dax Shepard dhe Monica Padman, të hënën dhe bisedoi pse ajo ka vendosur të përmbahet nga postimi i vajzave Olive, 9 vjeç dhe Frankie, 7- të cilat i ka nga martesa me ish burrin Will Kopelman.
Unë dua që ato të jenë fëmijë.” i tha Barrymore Shepard dhe Padman.
Ato shikojnë TikTok, i duan mediat sociale,” vazhdoi ajo, por vuri në dukje se Olive dhe Frankie e dinë se ata nuk duhet të shfaqen vetë e as nuk do të shfaqen në shfaqjen e saj të The Drew Barrymore Show,që tashmë është në sezonin e saj të dytë.