Në shtatzani është mirë të evitoni disa ushqime dhe pije, pasi mund të ndikojnë keq në shëndetin dhe zhvillimin e fetusit apo edhe në shëndetin tuaj. Ndërsa tek ushqimet e shëndetshme bëjnë pjesë frutat, ndër të cilat është padyshim edhe portokalli.
Përse ka kaq shumë vlera portokalli?
Portokalli dhe agrumet në përgjithësi përmbajnë shumë vitamina si për shembull vitamina A, C, B, prandaj në shtatzani do të konsiderohen shumë të rëndësishëm. Falë efekteve pozitive të portokallit gruaja mund të ndihet edhe më e fuqishme gjatë 9 muajve, dhe një formë që mund të konsumohen është edhe lëngu i freskët.
Sipas disa studimeve, portokalli ndihmon edhe në uljen e rrezikut të lindjes së parakohshme, dhe këtë efekt e ka edhe në formën e lëngut. Do të ishte mirë të konsumohej në mëngjes por edhe ndërsa jeni në një bar, duke ulur kështu edhe sasinë e lëngjeve të paketuara që mund të merrnit në lokal.
Portokalli ndihmon gjithashtu edhe në përpirësimin e shikimit, falë vitaminës A, në hidratimin e lëkurës si edhe në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet. Vitamina B favorizon tretjen si edhe vitamina C favorizon sistemin imunitar që shpesh në shtatzani dobësohet. Pra konsumoni portokall e madje edhelëngun e tyre të shtrydhur!