Dikur mbreti i kokainës El Chapo, tashmë i mbajtur në një nga burgjet e sigurisë së lartë në SHBA, ka thënë se fundmi se kriminelët më të këqinj të trafikut ndërkombëtar të drogave janë “politikanët që e lejojnë të ndodhë”.
Joaquin Guzmán shtonte gjithashtu se “fuqia e vërtetë prapa trafikut ndërkombëtar të drogave janë politikanë të lartë dhe drejtues të policive shtetërore”, që krijojnë copëzat e oktapodit të fshehtë që komandon gjithçka që blihet ose shitet.
Në një deklaratë të dhënë me avokatin e tij Mariel Colón, El Chapo tha se mënyra e vetme e ndalimit të luftës së përgjakshme të trafikut të drogave është që autoritetet të ndjekin “politikanët përgjegjës në dy anët e kufirit Meksikë – SHBA.”
Ndërsa për veten, El Chapo shtonte se ashtu si shumë krerë të tjerë të burgosur të trafikut, është vetëm një “trofe” për t’u nxjerrë në televizion, ndërsa shefat e vërtetë janë ata që nuk dënohen asnjëherë.
“Prej vitesh autoritetet nxjerrin këta drejtues të supozuar të trafikut por kjo nuk shërben për asgjë, sepse duhen ndjekur politikanët që e lejojnë atë. Kjo është ajo që ai ka shprehur gjithmonë”, tha Colón, avokat i El Chapo.