Gara hapësinore humane për të shkelur në Mars është ende në zhvillim e sipër, mirëpo kohët e përllogaritura për përfundimin e kësaj gare po shtyhen vazhdimisht, sipas Elon Musk.
CEO dhe themeluesi i SpaceX po punon që anija kozmike e tij Starship të arrijë të fluturojë drejt Planetit të Kuq dhe më pas ka në plan krijimin e qytetit të parë në Mars. Deklaratat e para të tij tregonin se datat e mundshme për fluturimin e parë të njerëzve drejt këtij planeti do të ishin midis 2024 dhe 2026.
Megjithatë SpaceX i është dashur të kalojë disa probleme, si përshembull beteja ligjore me Blue Origin.
Të enjten e kaluar, Musk deklaroi një tjetër vit për nisjen e misionit të fluturimit të njerëzve drejt Marsit, dhe ky vit do të jetë 2029, ekzaktësisht 60 vite pasi u arrit ulja e parë në Hënë.
Deri më tani Starship ka regjistruar disa fluturime të suksesshme në lartësi të mëdha, dhe pse nuk ka arritur ende në hapësirë. Fillimisht është planifikuar që anija kozmike të dërgojë astronautët e NASA në Hënë dhe më pas në Mars.
Duhet të kujtojmë gjithashtu se jo çdo kohë është ideale për kryerjen e fluturimit, pasi planetet lëvizin rreth Diellit, dhe do të duhet të shfrytëzohet një kohë kur distanca mes 2 planetëve është më e shkurtër. Në vitin 2029 distanca më e shkurtër është në fillim të vitit.