Në qytetin lindor të Spanjës, Buñol, qytetarë dhe turistë kanë qëlluar drejt njëri-tjetrit me gëzim tonelata me domate, në atë që njihet si festivali vjetor “Tomatina”.
Kjo traditë, e cila vijon që prej viti 1945 dhe kulmon çdo vit të mërkurën e fundit të gushtit, është zhvilluar në një zonë të pasur me domate.
Fitimi i mbulimit mediatik gjatë viteve 1980 e çoi atë në një fenomen mbarëbotëror, duke tërhequr tani pjesëmarrës nga e gjithë bota.
E mbajtur në Bunõl, afër Valencias, në festival morën pjesë 22,000 njerëz këtë vit. Mbetjet e ushqimit nuk janë problem, pasi domatet e përdorura si “municion” nuk janë të përshtatshme për konsum nga njerëzit.