Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Gjenetika, infeksionet,apo disfunksional hormonal, pse ndodhin abortet?

Dr. Riselda Sejdiu Nga Dr. Riselda Sejdiu
February 20, 2024
Në Aktualitet, Lifestyle, Shëndeti
0 0
0
Gjenetika, infeksionet,apo disfunksional hormonal, pse ndodhin abortet?
0
Shperndarjet
14
PIKAT
Share on FacebookShare on Twitter

Abort spontan quajmë ndërprerjen spontane të shtatzënisë para javës së 22-të të barrës.

Abort i hershëm spontan është nëse ndodh deri në javën e 12-të të barrës.

Abort i vonshëm spontan nëse ndodh deri në javën e 22-të të barrës.

Abortet habituale janë aborte spontane të përsëritura, që kërkojnë hulumtim për të gjetur shkaktarin e tyre.

Arsyet e abortit të përsëritur mund të jenë:

  • Gjenetika
  • Ndryshime ne hemostazë
  • Disfunksioni hormonal
  • Anomalitë në anatomi të organeve riprodhuese
  • Infeksionet
  • Faktori imunologjik

Gjenetika

Anomalitë ose ndryshimet gjenetike të embrionit hyjnë në kuadër të 60% të shkaktarëve të abortit të hershëm, mirëpo tek abortet habituale shkon duke rënë ky faktor deri në 5–6%. Pas çdo aborti duhet të bëhet hulumtimi gjenetik i materialit të hedhur nga organizmi.

Ndryshimet në hemostazë

Trombofilitet dhe sëmundjet hematologjike marrin pjesë rreth 23% të shkaktarëve të abortit habitual. Çrregullimet në faktorët e koagulimit të gjakut janë mjaft të shpeshta, mirëpo mund të diagnostikohem dhe të trajtohen gjatë gjithë shtatzënisë.

Çrregullimet endokrine (hormonale)

Sëmundjet endokrine preeksistuse ose të fituara gjatë shtatzënisë po ashtu shkaktojnë aborte të njëpasnjëshme, deri në 46% mund të jetë shkaktar faktori endokrin. Në kuadër të kësaj hyn diabeti, PCOs, gjëndra tiroide, pamjaftueshmëria e progesteronit etj.

Janë gjendje që pasi të jenë identifikuar mund të trajtohen.

Anomalitë e organeve riprodhuese

Anomalitë e mitrës ose keqformimet e mitrës si pasojë e zhvillimit joadekuat të organit hyjnë në kuadër të 10-15% të shkaktarëve tek abortet e përsëritura.

Septumi ose subseptumi, forma abnormale e mitrës dhe brendisë së mitrës. Gjë që nëse është diagnostikuar mund të trajtohet në shumicën e rasteve.

Infeksionet

Sidomos te rastet e aborteve spontane të vonshme hyjnë si shkaktarë infeksionet. Infeksioni kronik i endometriumit përbën një përqindje të konsiderueshme të shkaktarëve tek abortet spontane.

Shenja që kemi infeksion të tillë janë dhembjet në fund të barkut, dhembjet gjatë marrëdhënies, spotting, sekret të shtuar vaginal. Mirëpo, mund të jetë edhe asimptomatike. Edhe kjo pasi të jetë diagnostikuar mund të gjejë trajtim.

Faktori imunologjik

Në kuadër të këtij faktori futet përgjigjja e organizmit të nënës ndaj njësisë feto-placentare, ndryshe mund ta themi reagimi i organizmit të nënës ndaj frytit dhe derivateve të tjera të shtatzënisë.

Këtu bëjnë pjesë ndër të tjera Anti-Phosolipid-Syndroma edhe përgjigjja imunitare e pjesëve të ndryshme të sistemit imunitar të nënës ndaj shtatzënisë.

Këta janë ndër faktorët më të shpeshtë që duhet hulumtuar nëse kemi të bëjmë me aborte të përsëritura spontane. Mund të trajtohen në rast se diagnostikohen saktë dhe me kohë.

Dr. Riselda Sejdiu

Dr. Riselda Sejdiu

Të ngjashme Posts

Këshilltarët e vaksinave të CDC-së do të votojnë për timerosalin në vaksinat e gripit në takimin e parë të panelit të ri.
Aktualitet

Këshilltarët e vaksinave të CDC-së do të votojnë për timerosalin në vaksinat e gripit në takimin e parë të panelit të ri.

June 21, 2025
Fillimi i pandemisë duket se ka pasur ndikimin më të madh në shëndetin mendor.
Aktualitet

Fillimi i pandemisë duket se ka pasur ndikimin më të madh në shëndetin mendor.

June 18, 2025
Shëndeti i trurit, 3 vendime shëndetësore për vitin 2025.
Aktualitet

Shëndeti i trurit, 3 vendime shëndetësore për vitin 2025.

June 18, 2025

Riselda’s Books

Sky Master Project

© 2021 by Troyal TM

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga

© 2021 by Troyal TM

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In