Roboti humanoid “Garmi” nuk duket shumë ndryshe nga robotët e tjerë, megjithatë një doktor gjerman në pension, Guenter Steinebach, tregon se “ky robot është një ëndërr”.
Plani është që Garmi të jetë në gjendje që jo vetëm të diagnostikojë një pacient, por të ofrojë dhe përkujdesje dhe trajtim për to. Janë 12 shkencëtarë që po ndihmojnë në krijimin e këtij roboti me ndihmën e praktikuesve të mjekësisë si Steinebach në Munich Institute of Robotics and Machine Intelligence.
Shtetet me më tepër popullsi në Evropë janë gjithashtu dhe shtetet me shoqëritë që po plaken më shpejt. Numri i personave që kanë nevojë për përkujdesje po rritet në mënyrë të shpejtë, dhe në Gjermani mendohet se do të ketë rreth 670,000 vende pune të lira deri në vitin 2050, prandaj studiuesit po dizenjojnë robotë që do të mund të kryejnë disa shërbime bazë që momentalisht kryhen nga kujdestarët, infermierët apo mjekët.
Aktualisht ne kemi një makineri si ATM ku mund të marrim para kesh. Ne mendojmë se një ditë, duke u bazuar në të njejtin model, mund të ndihmojmë njerëzit me ekzaminimet e tyre mjekësore.” tha Abdeldjallil Naceri, shkencëtari drejtues i laboratorit.
Në bazë të ekzaminimeve të bëra nga robotët, doktorët do të mund t’i vlerësojnë rezultatet nga distanca. Roboti mund të personalizohet akoma dhe më tepër për të kryer shërbime të tjera si servirja e vakteve, hapja e një shishe uji, oragnizimi i video-telefonatave me familjarët apo miqtë apo thirrja për ndihmë në rast nevoje.