Qeveria holandeze njoftoi këtë muaj Bashkimin Europian se nga fillimi i dhjetorit do të pezullojë traktatin e Shengenit dhe do të rivendosë kontrollet në kufijtë e saj për 6 muaj. Komisioni mori një njoftim nga autoritetet holandeze për rikthimin e kontrolleve kufitare nga 9 dhjetori deri më 8 qershor 2025. Si gjithmonë, Komisioni do të vlerësojë njoftimin dhe do të qëndrojë në kontakt të ngushtë me autoritetet”, tha zëdhënësja e Komisionit të BE-së gjatë konferencës ditore për shtyp.
“Ne duam ta bëjmë Holandën sa më jo-tërheqëse që të jetë e mundur”, tha ministri për Migracionin dhe Azilin, Marjolein Faber, një anëtar i Partisë nacionaliste dhe anti-Islame të Lirisë, të themeluar nga Geert Wilders.
Edhe Norvegjia, e cila tashmë po kufizonte lëvizjen e lirë të njerëzve, vendosi të zgjasë ndalimin e marrëveshjes së Shengenit deri më 1 dhjetor. Ministrja e Drejtësisë, Emilie Mahn tha se kjo masë po zgjerohet në përpjekje për të siguruar mbrojtje më të madhe të qytetarëve nga aktet e mundshme të terrorizmit.
Ndalesa e parë hyri në fuqi më 1 tetor. Norvegjia është një nga vendet jashtë BE-së (të tjerat janë Zvicra dhe Islanda), që kishte nënshkruar marrëveshje të lëvizjes së lirë me Evropën.