Dashi – Mos prisni që gjërat të ndodhin vetë, veproni para kohe për të arritur atë që dëshironi. Mos e shtyni një angazhim në punë i cili duket me pak peshë, pasi do të rezultojë vërtetë fitimprurës.
Demi – Do të jetë dita ideale për t’u marrë me projekte që kanë të bëjnë me shtëpinë apo punën. Do të dini si të përshtateni në ambiente të ndryshme, duke nxjerrë në pah anën tuaj më të mirë.
Binjakët – Hëna në kundërshti me Mërkurin dhe Uranin, do të bëjë që të jeni të acaruar. Mos e humbni durimin përballë situatave të sikletshme dhe vështirësive të ndryshme. Kujdes me shëndetin.
Gaforrja – Në raportet në punë por edhe në atë personal me partnerin/en do të keni mundësi shumë të mira për të pasur sukses. Dita do të jetë e mbarë në sajë të bujarisë së Hënës. Mbani diçka parasysh, jepini prioritet vetëm asaj që vlen vërtetë.