“T’ka mami yll” rikthen moderatoren Ilda Bejleri në ekranin e ABC. Gjatë intervistës në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, Bejleri tregoi se si u bë pjesë e një reality show. Ajo pohoi nuk pati asnjë pikëpyetje nëse do ta bënte apo jo moderimin e këtij programi, duke qenë se ka një lidhje me baletin.
“Nëse do kisha kaluar në një fushë tjetër, unë do thoja po sikur?! Por tek kjo pjesa unë jam tërësisht në fushën time”. Moderatorja tregoi se i ndjek zhvillimet e produksionit hap pas hapi dhe të jesh shumë pranë fëmijëve dhe mamave.
Ilda shtoi se nëna e saj në fillim ishte skeptike por tani i pëlqen shumë formati. Ndër të tjera rrëfeu se ishte pikërisht ajo që donte në momentin e jetës profesionale, një reality pasi është koha e reality. Ermali e pyet nëse ka një ndarje definitive nga sporti, apo do të kemi një rikthim të saj në këtë format televiziv.
Nëse një projekt i bukur pastaj kthehet me sportin, pse jo unë do jem sërish pjesë. Midis sportit dhe baletit shoh shumë ngjashmëri se edhe aty konkurrenca është shumë e madhe. Nëse futem në sport futem për një gjë tërësisht profesionale dhe rikthehem ashtu siç kam qenë dikur”.