Irani nisi një sulm me raketa në Izrael të martën. Sirenat u dëgjuan në të gjithë vendin ndërsa ekipet e CNN në terren panë dhjetëra raketa mbi qytetet e Tel Avivit, Jerusalemit dhe Haifës.
- Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha se sulmi u fokusua në objektivat e sigurisë dhe ushtarake izraelite dhe ishte në përgjigje të vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe të tjerëve.
- Ushtria izraelite – e cila fillimisht vlerësoi se rreth 180 “predha” u qëlluan në Izrael – tha se sulmi “do të ketë pasoja”.
- Më herët, SHBA-të thanë se besonin se Irani po përgatiste një sulm të afërt me raketa balistike kundër Izraelit, pas nisjes së një operacioni tokësor nga Izraeli në Libanin jugor që synonte Hezbollahun e mbështetur nga Irani. Zyrtarët izraelitë e përshkruan ofensivën tokësore në Liban si “bastisje të lokalizuara”. Këto paralajmërime i bënë jehonë mesazhit të zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, adm. Daniel Hagari, i cili tha në një mesazh televiziv të martën se “ky sulm do të ketë pasoja”.
“Ne kemi plane dhe do të operojmë në vendin dhe kohën që vendosim”, tha Hagari.
Breshëria e raketave të lëshuara në Izrael të martën në mbrëmje bëri që qytetarët të nxitonin për t’u mbuluar, por ushtria izraelite ka thënë se nuk janë identifikuar sulme të reja dhe se është e sigurt që njerëzit të largohen nga strehimoret e tyre.