Në rast se nuk e dinit, ekziston një version i dytë i Mona Lizës së Leonardo da Vinçit, i cili gjithashtu përshkruan një grua të pozicionuar në mënyrë të ngjashme, që besohet se bazohet në fisniken fiorentine Lisa del Giocondo, dhe që duket më e re e disa thonë më të lumtur se ajo në Luvre në Paris. Ekspertët ende debatojnë nëse e ashtuquajtura “Isleworth Mona Lisa” është një kryevepër origjinale e Leonardo da Vinçit apo një kopje … E megjithatë ai imazh i shenjtë, është shitur si një kryevepër e rizbuluar nga Leonardo da Vinçi, për 450.3 milionë dollarë gjashtë vjet më parë dhe mban rekordin për pikturën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand, pavarësisht skepticizmit për autorësinë, cilësinë dhe historinë e saj. Fondacioni Mona Lisa i cili pretendon se Leonardo e bëri këtë version rreth vitit 1503 dhe pikturoi versionin tashmë të famshëm një dekadë më vonë tani po shfaq pikturën si pjesë e një ekspozite të re, “Mona Lisa e Parë”, në galerinë Promotrice delle Belle Arti të Torinos.