Jeni kurioz të dini se si do të fillojë “Watch Me” me hap pas hapi me koreografen Dr.Riselda Sejdiun?

Një hapësirë e vogël virtuale do të fillojë me shpjegimin e një klase ngrohjeje. (Warm -up) Cilat janë ushtrimet kryesore që i përkasin klasës së ngrohjes?

Si do të na ndihmojnë këto ushtrime për të arritur një performancë të përkryer? Si duhet ta përdorim trupin tonë gjatë këtij proçesi? Sa rëndësi i kushtohet radhitjes së ushtreve? Graviteti i tyre? Sa duhet të zgjasë një klasë ngrohjeje etj, etj. Të gjitha këto do t’i mësoni shumë shpejt në “Watch Me” hap pas hapi me dr.Riselda Sejdiun, shruan risi3d.com. Terminologjia e kërcimit bashkëkohor, emocionet, lëvizjet dhe gjuha e artit do të na bashkojë për t’i dhënë vetes atë që quhet jetë, kërcimin! Kjo hapësirë e vogël virtuale do të jetë hapësira më e madhe shpirtërore e atyre që e duan krijimin dhe artin vërtetë, dhe duan ta njohin dhe mësojnë atë në një rrugë të denjë profesionale, me librin e duhur në duar dhe me një koreografe që njeh mirë edhe teorinë edhe praktikën, shprehet dr. Riselda Sejdiu për risi3d.com