KANË, 18 korrik /ATSH-AFP/ – Festivali i Filmit në Kanë ka kurorëzuar Julia Ducournau për veprën e saj të furishme bashkëkohore, “Titane”, e cila bëhet kështu regjisorja e dytë në historinë e festivalit që merr Palmën e Artë, 28 vjet pas Jane Campion me “Mësime pianoje”.
Fituesit e Festivalit të 74-të të Filmit në Kanë
-Palma e Artë: “Titane” nga regjisorja Julie Ducournau (Francë).
-Çmimi i Madh: “Një hero” nga regjisori Asghar Farhadi (Iran) dhe “Hytti NRO 6” (Apartamenti nr.6) nga regjisori Juho Kuosmanen (Finlandë).
-Çmimi i Jurisë: “Le genou d’Ahed” (Gjuri i Ahedit) nga regjisori Nadav Lapid (Izrael) dhe “Memoria” (Kujtesa) nga regjisori Apichatpong Weerasethakul (Tajlandë).
-Çmimi “Regjisori më i mirë”: regjisori Leos Carax për “Annette” (Francë).
-Çmimi “Aktori më i mirë”: aktori amerikan Caleb Landry Jones në “Nitram”.
-Çmimi “Aktorja më e mirë”: aktorja norvegjeze Renate Reinsve në “Julie në 12 kapituj”.
-Çmimi i skenarit: regjisori Ryusuke Hamaguchi për “Drive my car” (Japoni).
-Kamera e Artë: “Murina”, nga regjisorja Antoneta Alamat Kusijanovic (Kroaci).
-Palma e Artë për filmin me metrazh të shkurtër: “Të gjithë korbat e botës” nga regjisorja Tang Yi (Hong Kong).
-Përmendje speciale për filmin e shkurtër: “Le ciel du mois d’août” (Qielli i gushtit) nga regjisorja Jasmin Tenucci (Brazil)./ /ervo/