
Kanye West po i kushton vëmendje maksimale albumit të tij të 10-të ‘Donda’, në një studio, për të përmbushur afatin e datës së tij të publikimin. Dhe për këtë, ai po fle në një dhomë shumë të vogël derisa të përfundojë punën e tij.
44-vjeçari, u ka dhënë fansave mundësinë për t’i hedhur një sy dhomës ku ai po qëndron, brenda stadiumit Mercedes Benz të Atlantës, e cila është shumë minimale për një burrë me një pasuri me vlerë mbi një miliard dollarë.