Kapet mat Gigi Hadid dhe Bradley Cooper. Një romancë e re ‘në ajër’? Modelja e njohur Gigi Hadid 28 vjeç dhe aktori Bradley Cooper 48 vjeç, shijuan një darkë surprizë në New York City, disa muaj pasi supermodelja i dha fund romancës së saj me yllin e The Hangover’, Leonardo DiCaprio, 48 vjeç.
Aktori u përpoq t’i shpëtonte syrit kurioz të paparacëve duke ulur kokën e duke u maskuar me kapelen e tij por më kot. Nga fotot duket qartë se është ai. Dyshja u shfaqën pranë njëri tjetrit, teksa më pas janë shoqëruar nga truprojat drejt makinës.