Një pronar i një servisi dhe punonjës i tij janë arrestuar për shkak se goditën me grushte dhe kërcënuan me armë një klient.
Ngjarja ka ndodhur në Rrogozhinë, ku në pranga ranë shtetasit Armando Mustafa 40 vjeç, pronari i servisit, dhe Mario Malkja, 36 vjeç, punonjës.
Sipas informacioneve paraprake, ata u konfliktuan me shtetasin A. G., 40 vjeç për motive të dobëta.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.
Operacioni policor i koduar “Servisi” u finalizua nga Komisariati i Policisë Kavajë.