Sportisja e njohur dhe trajnere personale Klodiana Shala zgjodhi SHBA-në për të kaluar verën që sapo lamë pas. Një shtysë e madhe ishte familja e saj, vëllai, nipi dhe mbesa e saj.
Nuk është penduar që këtë verë nuk e ka shijuar bregdetin e jugut dhe në studion e “Ditë e Re” në RTV Ora tregon eksperiencën në Los Angelës.
“Asnjë ditë nuk kam shkuar në jug dhe nuk jam bërë pishman. Isha në Los Angeles dhe mund ta vije çadrën ku të doje dhe nuk të thoshte gjë njeri”