3 adoleshentë kanë rënë në pranga të policisë së kryeqytetit pasi janë kapur duke shpërndarë kokainë në doza të vogla.
Në kuadër të operacionit të koduar ‘Supplier 4’, janë arrestuar L. D., 18 vjeç, banues në Tiranë; K. A., 17 vjeç, banues në Tiranë, si dhe M. C., 17 vjeç.
Policia thotë se gjatë kontrollit të L. D., iu gjet dhe sekuestruan, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 17-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndante atë në doza të vogla dhe më pas e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.