Shtëpia e famshme e modës Christian Dior mbajti sfilatën e radhës në një kështjellë madhështore në qendër të Skocisë. Vendi nuk ishte një zgjedhje e rastësishme por e mirëmenduar duke qenë se koleksioni i ri frymëzohet nga historia e Skocisë.
Stilistja Maria Grazia Chiuri përmendi një libër për Marinë, Mbretëreshën e Skocisë dhe punën e saj të qëndisjes si frymëzim për këtë koleksion të rrallë.
Chiuri, e cila shpesh bashkëpunon me emra të mëdhenj të modës për koleksionet e saj , punoi me stilisten skoceze Samantha McCoach, e markës Le Kilt, për disa krijime./risi3d.com
“Skocia është një referencë e rëndësishme në botën e modës dhe doja ta sillja në një mënyrë tjetër”, tha Chiuri për revistën e modës Vogue përpara sfilatës.