Një gatim tradicional shqiptar, që përgatitet në pak minuta është padyshim trahanaja. Një pjatë me vlera ushqyese “që të mbush barkun”, siç thotë populli.
Por kur duhet konsumuar trahanaja? Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora, Nora Malaj, Dhurata Thanasi dhe Krusti Janku flaisn për “sekretet” e ushqimit tradicional.
Nora Malaj: Petullat dhe trahanaja janë dy ushqimet që të gjithë i kërkojnë. Mua personalisht më pëlqen më shumë në darkë, sepse të krijon në stomak një gjendje shumë të mirë dhe e bën gjumin shumë të mirë. Nuk krijon aciditet në stomak. Por edhe në mëngjes është shumë mirë. Bëjeni trahananë se është e shpejtë dhe do shkoni me qejf në punë.
Ndërkohë specialistja e kuzhinës Dhurata Thanasi thotë se trahanaja ka veti ushqyese për organzimin, siç janë probiotikët. Ajo thotë se pjata e trahanasë mund të konsumohet edhe në mëngjes edhe në darkë.
Dhurata Thanasi: Mund të konsumohet edhe në mëngjes edhe në darkë, sepse është e pasur me probiotikë. Trahanaja është e jashtëzakonshme, për moshën e parë dhe për moshën e tretë.