Ushtrimet e rregullta fizike dhe mbajtja e formës trupore kanë fituar ‘famë’ më shumë se asnjëherë më parë. Zyrat e punës veçse kanë filluar të krijojnë zona të veçanta për fitnes, njerëzit po shkojnë më shpesh se kurrë në palestër, por, një pyetje ende mbetet në mendjen e këtyre njerëzve sportivë: kur është koha më e mirë për të ushtruar?
Përderisa disa ekspertë pohojnë se kryerja e ushtrimeve fizike në mëngjes është më e mirë, të tjerët e konsiderojnë mbrëmjen si më fitimprurëse.
Pra, kur të dhënat shkencore i mbështesin të dy këto kohë për të ushtruar, Telegrafi iu sjellë disa avantazhe që i kanë të dy këto periudha, ndërsa ju vet vendosni se cila është më e mirë.
Avantazhet e të ushtruarit në mëngjes:
1. Shfrytëzimi i mirë i kohës
Dedikimi i një ore të mëngjesit për fitnes është e lehtë për disa njerëz, pasi që kanë më shumë aktivitete të planifikuara gjatë mbrëmjes. Shkuarja në palestër në mëngjes iu mundëson të keni më shumë kohë për familjen dhe shoqërinë. Disa njerëz edhe mund të punojnë pas orarit dhe të mos kenë energji të shkojnë në palestër pas një dite të lodhshme, prandaj është më e lehtë ta shfrytëzoni mëngjesin për palestër.
2. Turma e njerëzve është më e vogël në mëngjes
Mbrëmjet janë si trafiku i komunikacionit për fitnes. Palestrat në mbrëmje pushtohen nga turmat e njerëzve dhe mund të mos keni qasje të menjëhershme në pajisjen që dëshironi. Me më pak njerëz në palestër gjatë mëngjesit, ju shumë lehtë dhe shpejtë mund t’i kryeni ushtrimet tuaja, transmeton Telegrafi.
3. Ushtrimet e mëngjesit janë më të përshtatshme
Veshja e rrobave nuk iu merr shumë kohë në mëngjes, pasi që vetëm mund t’i vishni tutat dhe të shkoni drejt në palestër. Ndërsa, pas orarit të punës, ju duhet t’i zhvishni rrobat e biznesit dhe t’i vishni ato të palestrës.
4. Shujta e mëngjesit është më e balancuar
Ushtrimet e mëngjesit jua ndërtojnë apetitin, sepse racionet e mëngjesit dhe sasia e vlerave ushqyese që i konsumoni janë më të balancuara. Gjithashtu, kur ushtroni në mëngjes jeni më të prirë të pini më shumë ujë gjatë ditës, gjë e cila është shprehi e shëndetshme.
5. Gjumi është më i mirë
Ushtrimet e mëngjesit bëjnë që të flini më herët, pra iu parandalojnë të rrini zgjuar tërë natën. Siç i keni dëgjuar edhe thëniet e vjetra, të fjeturit dhe të zgjuarit herët sjellin shumë përfitime shëndetësore. Mungesa e gjumit i bën njerëzit të hanë më shumëm e gjithashtu e rritë nivelin e kortizolit – hormon i stresit. Pra, për ta kontrolluar peshën tuaj, është e rëndësishme të flini herët dhe të bëni gjumë të mjaftueshëm.
Avantazhet e të ushtruarit në mbrëmje:
1. Energjia…
Ata të cilët ushtrojnë në mëngjes dhe ia fusin vrapit në shiritin vrapues (treadmill), përderisa janë ende të përgjumshëm, mund të pësojnë lëndime nëse e humbasin përqendrimin. Ata që bëjnë ushtrime fizike në mbrëmje, e konservojnë energjinë përgjatë ditës dhe e përdorin për ta djegur dhjamin në fund të ditës. Prandaj, njerëzit e tillë janë më të qëndrueshëm gjatë ushtrimeve fizike në mbrëmje dhe e fokusojnë tërë energjinë e tyre në një sesion rigoroz, transmeton Telegrafi.
2. Ushtrimet fizike në mbrëmje e lehtësojnë stresin
Ushtrimet fizike në mbrëmje mund të jenë mënyrë e mahnitshme për ta liruar stresin pas një dite të lodhshme në punë. Prandaj, marrja e zemërimit dhe frustrimit me vete në palestër, jo vetëm që iu ndihmon ta mposhtni stresin, por edhe iu mundëson të digjni më shumë dhjamë.
3. Gjetja e partnerit të fitnesit
Gjetja e një partneri të përshtatshëm për ushtrime fizike është më e lehtë nëse i bëni këto ushtrime në mbrëmje. Të pasurit një partner në palestër ju ndjeheni më të “kompletuar” dhe jeni më të prirë t’i bëni më mirë ushtrimet fizike. Jo shumë njerëz janë të gatshëm të zgjohen në pesë të mëngjesit vetëm për t’ju shikuar të vraponi në shirit vrapues (treadmill). Prandaj, pasi që shumica e njerëzve ushtrojnë në mbrëmje, edhe për ju është më e lehtë ta gjeni një partner fitnesi.
4. E përmirësojnë qarkullimin e gjakut
Ushtrimet fizike në mbrëmje e lehtësojnë qarkullimin e gjakut, gjë që ndikon që më shumë gjak të furnizohet në indet të cilat kanë më shumë nevojë. Kjo dukuri mundëson furnizim më të mirë të vlerave ushqyese dhe oksigjenit në muskuj, ndërsa ndihmon në rritjen e energjisë