Një 16 vjeçar shqiptar është larguar nga shtëpia e tij në Tiranë dhe përfundon në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se djaloshi kishte udhëtuar për ditë të tëra duke bërë “autostop”.
I gjendur i vetëm në shtetin italian 16-vjeccari ka trokitur në kazermën e karabinierëve në Monte San Savino, ku ka kërkuar ndihmë.
“16 vjeçari kishte ikur nga Tirana, me siguri nga një situatë e vështirë familjare. Më pas mbërriti në Itali dhe në Monte San Savino vendosi të kërkonte ndihmë”, shkruan arrezonotizie.it.
“Ai u mirëprit nga ushtarakët të cilët u mobilizuan duke alarmuar shërbimet sociale të bashkisë së Monte San Savinos ashtu edhe Prokurorinë. I mituri iu besua komunitetit Don Bosco”, thuhet më tej në shkrim.