SERBI-Lista serbe ka shpallur 3 ditë zie për serbët që mbetën të vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë e Kosovës në veri, ku humbijetën gjithashtu dhe një polic i Kosovës.
“Në mjediset serbe në territorin e Kosovës do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese të organizuara nga organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale dhe flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë”-thuhet në njoftimin e Listës serbe.
Grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë.