Presidenti i Francës, Emannuel Macron kritikoi “numrin e tepërt” të viktimave civile në operacionin ushtarak të Izraelit gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Benjamin Netanyahu.
Ndërsa përsëriti “të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, Macron i tha Netanyahut se kishte “një nevojë absolute për të dalluar terroristët nga popullsia dhe për të ofruar mbrojtje efektive për civilët”, shkruan Sky News.
Macron përsëriti gjithashtu “rëndësinë e vendosjes së një armëpushimi të menjëhershëm humanitar që çon në një armëpushim”. Nuk eshte hera e pare qe presidenti leshon komentr të kësaj natyre, pasi i ka bërë thirrje Izraelit të ndalojë bombardimin e Gazës në fillim të këtij muaji dhe duke thënë se shpreson që SHBA dhe Britania e Madhe t’i bashkohen atij për të apeluar për një armëpushim/risi3d.com