Maqedonia e Veriut të premten (5 nëntor) ka regjistruar edhe 8 të vdekur me COVID-19 si dhe 606 të infektuar, që njëherit paraqet edhe shifrën më të lartë të të infektuarve me koronavirus në dy muajt e fundit.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë i referohen testimit të 3,257 mostrave të bëra në laboratorët shtetërorë e privatë.
Viktimat janë, pesë në Shkup dhe 3 në qytetin e Velesit, me çka numri i të vdekurave ka arritur në 7,204 persona, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi.
Numri më i lartë i të vdekurve apo mbi 80% janë të moshës mbi 60 vjeç. Në mesin e pacientëve që ndërruan jetë është edhe një 16 vjeçare që ka pa pasur sëmundje të tjera kronike.
Sa i takon të infektuarve, numri më i madh është regjistruar në Shkup, gjithsej 238, në Manastir-68, në Koan-30, Kavadar-29, Kumanovë dhe Prilep-28 ndërsa numër më i vogël në 25 qytete tjera.