Minjtë janë alergjikë ndaj mentës. Prandaj menta është mjet natyral, efikas, jotoksik me aromë të këndshme në luftën kundër minjve.
Nëse i keni fobi ose neveri minjtë, atëherë po ju themi se si t’i mbani ata larg shtëpisë suaj.
Kjo gjë mund të arrihet shumë thjesht, duhet vetëm të mbani një bimë menteje në shtëpinë tuaj. Bima e mentes i largon minjtë, pasi ata janë alergjikë ndaj saj.
Nëse ju mbani disa vazo me mente në dhomat tuaja është e sigurtë se minjtë nuk do të guxojnë të futen në shtëpinë tuaj.
Por kjo bimë mund të përdoret edhe kundër mushkonjave dhe buburrecave, pasi i mban larg për shkak të aromës së saj.