Lansimi i shumëpritur i Riselda’s Luxe Fusion nga Sweet Poison Fragrances do të bëhet në Javën e Modës së Bizhuterive në Dubai, një ngjarje artistike elitare, shumëdimensionale më 8 nëntor 2024, në Agenda Media City. Ky event ekskluziv do t’u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë unike për të përjetuar nga afër aromat e Riselda’s Luxe Fusion, me mundësinë për t’i blerë ato gjatë promovimit, shkruan risi3d.com
Krijuesja Dr. Riselda Sejdiu, këto aroma luksoze do të shfaqi së bashku me krijimin e saj më të fundit kushtuar modës, Koleksionin RS Couture 24.Dymbëdhjetë veshje mahnitëse nga koleksioni RIselda Sejdiu Couture do të prezantohen nga dymbëdhjetë modele, secila veshje do të tërheqë vëmendjen e aromës më të re të Riselda’s Luxe Fusion.
Nën drejtimin kreativ të këngëtares dhe producentes së famshme Persiana Dulo, ky event do të bashkojë stilistë të nivelit të lartë të modës dhe do të prezantojë panairin e bizhuterive të çmuara, me sponsorë, bashkëpunëtorë dhe biznese të nivelit më të lartë të pranishëm. Të ftuarit mund të presin të shoqërohen me ikona ndërkombëtare, liderë të industrisë dhe figura të njohura, duke e bërë këtë një ngjarje që nuk duhet humbur.
Kjo festë e veçantë e modës, dhe bizhuterive premton të jetë një përvojë e paharrueshme për të gjithë ata që marrin pjesë, shkruan risi3d.com