Mijëra zogj kanë rënë të ngordhur nga qielli, duke rritur shqetësimin e autoriteteve ruse që po përpiqen të kuptojnë misterin, që disa e kanë cilësuar si “ gripi i shpendëve”, shkruan Mirror.
Është e qartë se këta zogj kanë qenë të sëmurë dhe kanë ngordhur”, tha akademiku Grigory Prokopov i Universitetit Federal të Krimesë. Ai beson se bëhet fjalë për një infeksion viral që godet sistemin nervor të shpendëve.
“Ka shumë mundësi të jetë ndonjë lloj virusi, megjithatë fjala e fundit i takon specialistëve”, tha më tej Prokopov.
Shkencëtarët po hetojnë urgjentisht shkakun e ngordhjes së rreth 7,000 zogjve me qafë të zezë, dhe pulëbardhave. Ekspertët dyshojnë për një infeksion viral por vendasit kanë ngritur shqetësimin se zogjtë mund jenë helmuar si pasojë e tepricës së merkurit në zonë dhe si pasojë kanë ngordhur./abcnews.al