Disa gra ngelin shtatzënë shumë shpejt; të tjera duhet të përpiqen për një kohë të gjatë. Mund të zgjasë 1 vit për të ngelur shtatzënë. Kjo është normale.
Nëse zgjat më shumë, ju ose partneri juaj mund të jetë më pak pjellor, për shembull burri mund të mos ketë spermatozoide mjaftueshëm në spermën e tij.
Stil jete i pashëndetshëm dhe mosha
Shumë faktorë mund të kenë një afekt në pjellorinë tuaj dhe të partnerit tuaj. Për shembull:
- pirja e duhanit;
- pirja shumë e alkoolit;
- qenia shumë mbipeshë ose nënpeshë;
- Ilaçe të caktuara si, për shembull, trajtimi i HIV;
- Sëmundje kronike si, për shembull, diabeti;
- përdorimi i drogave;
- Bërja e punës së rëndë fizike;
- IST të patrajtuara.
Jetoni një stil jete të shëndetshëm: përpiquni të hani ushqime të shëndetshme dhe bëni ushtrime fizike.
Pjelloria ndryshon gjatë jetës tuaj. Mbi moshën e të 35-ve, pjelloria e një gruaje bie shpejt. Midis moshave të të 45-ve dhe të 55-ve, një grua ndalon së pasuri cikle menstruale dhe nuk mund të bëjë më fëmijë. Kjo quhet menopauzë.
Çfarë të bëhet në rast shterpësie?
Shkoni te një mjek për të zbuluar pse nuk po ngeleni shtatzënë (shterpësia). Nëse është e nevojshme mjekumund t’ju japë këshillë për trajtimin e duhur të pjellorisë. Ekzistojnë alternativa të ndryshme:
- terapi me ilaçe;
- teknologji për të ndihmuar fekondimin;
- një operacion.
Ju gjithashtu mund të adoptoni një fëmijë. Ruhuni nga organizatat e pasigurta. Konsultoni vetëm agjencitë zyrtare të adoptimit.