Ylli i “One Life to Live”, Ellen Holly ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare Aktorja e famshme vdiq të mërkurën në Spitalin Cavalry ne Bronx, New York.
Holly luajti si Carla Grey në “One Life to Live” të ABC nga 1968 në 1980 dhe 1983 në 1985, duke u bërë ylli i parë me ngjyrë që drejton një shfaqje televiziv.
Ajo u zgjodh posaçërisht për të luajtur rolin nga producentja televizive Agnes Nixon, pasi pa një artikull të New York Times që Holly shkroi, të quajtur “Sa i zi duhet të jesh?” i cili detajonte vështirësinë për të gjetur role si një grua me ngjyrë.risi3d.com