Të dhënat e para për vaksinën kundër variantit Omicron të COVID-19 do të dalin në prill.
Kështu njoftoi të enjten Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Prodhuesit e vaksinave si Moderna dhe Pfizer kanë filluar testimin e vaksinave që janë krijuar posaçërisht për Omicron.
Të dhënat tregojnë se dy doza të vaksinës aktuale kundër COVID-19 ofrojnë vetëm mbrojtje të pjesshme ndaj Omicron.
Bazuar në të dhënat për vaksinat e posaçme kundër Omicron, EMA do të vendosë një afat kohor se kur do të miratohen.
EMA synon që vaksina e re të jetë e disponueshme për përdorim në vjeshtë, tha Marco Cavaleri, kreu i strategjisë së vaksinave në EMA./euronews