Më 11 Mars një asteroid ka goditur Tokën, por fatmirësisht pa asnjë pasojë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia hapësinore amerikane dhe konfirmohet që ky trup qiellor u zbulua vetëm 2 orë para përplasjes, duke krijuar edhe një panik fillestar e madje përllogaritjet ishin mjaft të përpikta dhe u parashikua edhe vendi me koordinata të sakta, në brigjet islandeze.
Ishte i vogël, me rreth vetëm 4 metra diametër dhe i padëmshëm, sikurse dhe u verifikua, i cili u disintegrua sapo ra në kontakt me atmosferën e Tokës ku udhëtonte me shpejtësi 15 km/s. Ndërkohë që ndonjë fragment i vogël nëse ka rënë në det, është e pamundur të gjendet, duke patur parasysh se në atë pikë të Detit të Norvegjisë thellësia është rreth 1800.
Gjithashtu bëhet e ditur se pas zbulimit nga Akademia Hungareze e Shkencave, asteroidi ishte nën monitorim edhe nga sistemi Scout i Nasës, që vlerëson rrezikun e impaktit të objekteve qiellore.
Klan News